Sistemi tatimor duhet te bazohet ne disa parime per arsye se me ane te sistemit tatimor arrihen qellime te ndryshme te politikes tatimore. Me formulimin e parimeve tatimore jane marre shume teoricient financiar. Ketu do te prezantojme parimet tatimore te Adam Smithi-it te formuluara ne gjysmen e dyte te shekullit XVIII ,te Vagnerit te formuluara ne fund te shekullit XIX dhe te Stiglicit te formulara ne fund te shek XX. Adam Smith ne vepren e tij "Hulumtimet mbi natyren dhe shkaqet e pasuris se popullit" te vitit 1776, i ka formuluar kater parime tatimore te njohura ne literaturen "Kanonet e Smith-it".

Fale autoritetit te tij shkencore parimet e tij gjate kohes kane qene aktuale ne teorin e financave publike.

Adam Smith

Keto "kanone" jane:

  1. Secili qytetar eshte i detyruar qe shtetit t'i paguaj tatimin per mbulimin e te dalave te tij dhe ate sipas aftesis dhe mundesive ekonomike (barazia);
  2. Obligimi tatimore duhet te jete i rregulluar me ligj, do te thote se tatimi nuk guxon te jete arbitrar, por shuma e tatimit ,menyra dhe koha e pagimit , vendi i pagimit duhet te jene te njohura per obliguesin tatimore(saktesia);
  3. Tatimi duhet te mbelidhet dhe arkitimi te behet atehere kur per obliguesin tatimore eshte me e pershtatshme(pershtatshmeria);
  4. Shpenzimet e caktimit dhe te mbledhjes se tatimit duhet te jene sa me te vogla , kjo do te thote se shpenzimet e admninistrates duhet te jene te vogla, ne menyre qe sa me shume mjete te hyjne ne arken shtetrore(levria ekonomike e vjeljes).

Ne literaturen e financave publike , parimet tatimore me te plota, me te njohura dhe me te sistematizuara jane parimet e Adolf Vagner-it.

Adolph Wagner

Vagner i ka formuluar nenete parimet kryesore te cilat sipas ngjajshmeris i ka sistematizuar ne kater grupe:

  • Parimet financiare:
  1. mjaftueshmeria e tatimit
  2. elasticiteti i tatimit
  • Parimet ekonomike:
  1. zgjedhja e burimit tatimore
  2. agjedhja e llojeve te tatimit
  • Parimet sociale-politike:
  1. pergjithshmeria e tatimit
  2. barazia e tatimit
  • Parimet administrative (teknike)-tatimore:
  1. caktmimi i tatimit
  2. pagimi i volitshem i tatimit, mbledhja e lire e tatimit
Joseph E. Stiglitz

Parimet tatimore shqyrtohen me kujdes edhe ne literaturen bashkohore te financave publike. Ekonomisiti amerikan Joseph E. Stiglitz i ka formuluar "pese karakteristikat te deshiruara per cdo sistem tatimore",perkatesisht ka formuluar pese parimet tatimore kryesore. Keto pese karakteristikat e pranuara per nje sistem te "mire" tatimor jane:

  1. Efcienca ekonomike: sistemi tatimore nuk duhet ta pengoje alokimin eficient te burimeve.
  2. Thjeshtesia e administrates: sistemi tatimore duhet te jete i thjeshte dhe me kosto relativisht te ulet te administrimit.
  3. Fleksibiliteti (elasticiteti): sistemi tatimore duhet me lehtesi te ju pershtatet (ndonjehere edhe automatikisht) ndryshimeve te kushteve ekonomike.
  4. Pergjegjesia politike: sistemi tatimore duhet te jete transparent.
  5. Paanesia : sistemi tatimore duhet te jete i paanshem (i drejte) ne raportet me trajnimin e qytetarve te ndryshem.

Problemi i parimeve tatimore ne literaturen bashkohore te financave publike ,shqyrtohet shpesh ndermjet te vetem te dy parimeve, parimit te paanesis dhe parimit te eficiences ekonomike.

Burimet

Redakto

"Financat publike" Dr. Drita Konxheli Radoniqi Prishtine