Parimi i përjashtimit i Paulit
Në fizikë parimi i përjashtimit i Paulit pohon se dy fermione nuk mund të ndajnë të njëjtat numra kuantike. Ky princip u formua për hëre të parë nga Volfang Pauli. Në atom elektronet janë të organizuara në shtresa të caktuara sipas numrave kuantikë. Për një shtresë n numri maksimal i elektroneve është . Ndërsa për një nënshtresë l numri maksimal është . Ky parim shpjegon shumë dukuri në natyrë. Periodiciteti i vetive të elementeve kimike, ose formimi i yjeve neutronike janë disa nga fenomenet ku parimi i Paulit është themelor për kuptimin e tyre.