Sëmundja e Parkinsonit
Sëmundja e Parkinsonit u përshkrua për herë të parë në vitin 1817 nga mjeku britanik Dr. Xhejms Parkinson. Eshtë një sëmundje kronike, progresive, degjenerative e trurit. Ndodh kur disa qeliza nervore, të një pjese të trurit, që quhet Substantia Nigra, dëmtohen, ose vdesin. Normalisht këto neurone prodhojnë një produkt kimik të njohur si dopaminë e cila ndihmon në koordinimin e lëvizjes së muskujve të trupit. Kur rreth 80% e qelizave që prodhojnë dopaminë dëmtohen ose vdesin, shfaqen simptomat e sëmundjes.
Kush preket nga sëmundja e Parkinsonit?
RedaktoSëmundja e Parkinsonit prek njësoj si meshkujt edhe femrat. Është treguar se sëmundja nuk njeh kufije socialë, ekonomikë,etnikë, apo gjeografikë. Sëmundja diagnostikohet rreth moshës 65 vjeç dhe vetëm15% diagnostikohet nën 50 vjeç..
A është sëmundja e Parkinsonit e trashëguar?
RedaktoKa një histori familjare me sëmundjen e Parkinsonit në 10% të rasteve. Mund të prekë më tepër njerëz të një gjenerate (psh. motër, vëlla) ose në dy gjenerata (baba, bir). Toksinat ambientale si magnezi, monoksidi i karbonit dhe rrallë disa pesticide mund të shkaktojnë një sëmundje që ngjan me sëmundjen e Parkinsonit,megjithatë shumica e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje nuk janë të ekspozuar ndaj këtyre toksinave.Në më pak se 1% sëmundja është krejtësisht familjare.Disa mutacione gjenetike janë zbuluar të jenë shkak I sëmundjes në disa familje, por këto nuk gjenden në shumicën e atyre që vuajnë nga Parkinsoni. Studimet në binjakët identikë, nga të cilët njëri ka shfaqur sëmundjen,nuk kanë treguar ndryshime nga popullsia normale e pacientëve mbi 60 vjeç. Megjithatë edhe në binjakët identikë me të rinj se 50 vjeç, nëse njeri ka sëmundjen edhe tjetri ka risk të shtuar që ta ketë në të ardhmen. Kjo tregon se trashëgimia ka rol në rastet kur sëmundja shfaqet në moshë të re. Sëmundja e Parkinsonit, sipas studiuesve, në shumicën e individëve reflekton një kombinim mes faktorëve gjenetik edhe atyre mjedisorë.
Si ta kuptojme qe kemi te bejme me Parkinson?
Redakto• Tremori i qetësise(dridhja ne qetësi)
• Rigiditeti(ngurtesimi,rritja e rezistences ndaj levizjeve passive)
• Bradikinezia(ngadalsimi I levizjeve)
• Instabiliteti postural(balanca jo e mire)
Kur njera nga dy simptomat eshte e pranishme dhe vecanerisht nese jane me shume evidente ne njeren ane te trupit,diagnoza e semundjes se Parkinsonit eshte me e mundshme.Pacientet vene re qe diqka nuk shkon mire kur ndjejne dridhje ne nje gjymyre,kur levizjet qe dikur ishin me te gjalla fillojne te ngadalesohen, ose kur perjetojne nje ngurtesim te anesive dhe mos mbajtjen mire te balances.Fillimisht simptomat jane variable ne kombinimet e tremorit,bradikinezise dhe instabiliteti postural.Simptomat fillojne ne nje pjese te trupit dhe perhapen me kalimin e kohes.Ndryshime ndodhin ne ekspresionin facial(shprehje si maske,pa emocion),ose shikimi si I fiksuar.Meqe simptomat zhvillohen gradualisht ,ato gabime mund ti atribohen ndryshimeve te moshes.Tremori mund te meret si dridhje e zakonshme e njerezve te plakur.Qendrimi I ngrire I trupit,qe eshte I zakonshem ne Parkinson,I atribuohet osteoporozes.
Si diagnostikohet sëmundja e Parkinsonit?
RedaktoProçesi i diagnostikimit mund të jetë i vështirë, sepse nuk ka imazheri, apo analiza që mund të konfirmojnë plotësisht sëmundjen e Parkinsonit. Neurologu arrin në diagnozë pas egzaminimit klinik. Testet e gjakut dhe imazheria performohen që të përjashtojnë sëmundje të tjera që mund të prezantohen me të njëjtat simptoma. Personat e dyshuar për sëmundjen e Parkinsonit duhet të kryejnë patjetër vizitën e neurologut për diagnostikimin dhe trajtimin e mëtejshëm.
Njohja e shkaqeve të tjera të parkinsonizmit
RedaktoShkaqet e parkinsonizmit janë të shumta. Në një studim në pacientët me parkinsonizëm 65% janë gjetur së kanë sëmundjen e Parkinsonit, 18% kanë parkinsonizëm të nxitur nga medikamentet, 7% kanë parkinsonizëm vaskular (dëmtim nga shkaqe të ndryshme të vazave të vogla që ushqejnë trurin me gjak) dhe 10% kanë parkinsonizëm atipik që dyshohet kur ka praninë e demencës, mospërgjigje ndaj mjekimit, progresion të shpejtë, mungesa të dridhjes etj. Në këto raste nevojitet vlerësimi i neurologut për gjetjen e diagnozës së saktë dhe mjekimit adekuat.
A trajtohet Parkinsoni dhe si?
RedaktoKa një numër medikamentesh efektivë që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të sëmundjes së Parkinsonit. Meqënëse shumica e simptomave janë të shkaktuara nga mungesa e dopaminës, medikamentet janë prodhuar për të zëvendësuar, ose për të mimetizuar dopaminën. Disa mjekime të reja premtojnë të ngadalësojnë progresionin e sëmundjes dhe të ndihmojnë kualitetin e jetesës së të sëmurëve. Por, për fat të keq, nuk ka mjekim që të shërojë plotësisht sëmundjen dhe terapia është individuale e hartohet për secilin pacient enkas.
Mjekimet që përshkruhen zakonisht
RedaktoLevodopa: Modifikohet nga enzimat e trurit në dopaminë.Levodopa për mbi 30 vjet ka revolucionarizuar trajtimin e sëmundjes. Jepet bashkë me inhibitorë të enzymes amino-acid-dekarboksilazë që quhen përkatësisht carbidopa dhe benseraside, në mënyrë që të shtohet sasia e levodopës që do arrijë në tru.
Dopaminë agonistet: Janë substanca që lidhen me receptorë të ndryshëm të dopaminës dhe ndihmojnë rrugët e saj.
Amantadina: Eshtë zbuluar për herë të parë si medikament antiviral. Rastësisht është gjetur se mund të ndihmojë dhe në trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit. Mund të përdoret me levodopen ose me dopaminë agonistet.
COMT-inhibitorët: Efekti i tyre është mbi enzimën që ndan dopaminën. Me përdorimin e tyre sigurohet kohëzgjatje më e madhe e veprimit të dopaminës.Janë me përdorim të kufi zuar për shkak të efektit toksik që kanë mbi mëlçinë.
Antikolinergjikët: Janë medikamente që përdoren për të reduktuar tremorin dhe rigiditetin. Përdoren zakonisht në kombinim me levodopen. Në pacientët e moshuar dhe me ndryshime konjitive duhen përdorur me kujdes sepse japin haluçinacione, konfuzion mendor dhe efekte të tjera anësore që nuk tolerohen mirë nga pacientët.
MAO-B inhibitorët: Janë inhibitorë të enzimës që ndan dopaminën dhe me përdorimin e tyre sigurohet një veprim më i gjatë i dopaminës në tru. Kanë efekt të lehtë edhe si antidepresiv dhe neuroprotektiv.
Referimet
Redakto- Dr. Brunilda Zllami, Revista Vital.