Parku Botanik i Tiranës
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Parku Botanik në Tiranë është hapur në vitin 1971 nga themeluesi profesor Mustafa Demiri. Ai gjendet në kodrat e Selita e Vogël , në pjesën jugperëndimore të Tiranës, pranë Parkut të Madh. Kopshti botanik ka një sipërfaqe prej 14,5 hektarë. Këtu ruhen 2.000 lloje bimësh të ndryshme, si edhe bimë spontane nga flora e Shqipërisë. Kopshti botanik ka në kompleksin e tij, serat ku rriten lule dhe bimë të tjera, të cilat kërkojnë ngrohtësi.
Ai shfrytëzohet, veç të tjerash, në ditë pushimi nga çiftet, gjatë ceremonisë së tyre të martesës, duke zgjedhur ambientet e tij për foto dhe xhirime.