Parku kombëtar Grand CanyonArizona, ShBA Ky është një kanion shkallë shkallë i gdhendur nga Lumi Kolorado. Presidenti Thiodor Ruzvelt ishte një nga mbrojtësit më të fuqishëm të zonës në Kanionit të Madh dhe e vizitoi atë shumë herë, pasi shkonte atje për gjueti dhe për të vrojtuar pejsazhet e tij të jashtëzakonshme. Të ndjekim xhirimet nga Kanioni i Madh.

Një pamje që i kalon kufijtë e imagjinatës, një nga mrekullitë më të dhëna të natyrës, Kanioni i Madh në Arizona. Në thellësitë e tij njeriu është përballë formacionesh gjeologjike prej miliarda vjetësh. Kjo është stuktuara e planetit tone, me shtresa guri dhe dheu, epokë pas epoke. Në vitin 1776, Andre Francisco Garces, një prift françeskan erdhi këtu dhe i vuri emrin këtij burimi ujor Lumi me Ngjyrë të Kuqe, është fjala për Lumin Kolorado. Por ende në shekullin e 19-të kanioni i madh ishte një zonë e panjohur. Më pas këtu erdhi një amerikan, major i forcave të Unionit gjatë Luftës Civile, i cili kishte humbur krahun në betejën e Shilohut, por ai nuk e humbi kurrë dashurinë për të eksploruar. Xhon Uesli Pauëll zbuloi edhe një herë Kanionin e Madh. Ishte viti 1869. Në ditët e sotme këtu vinë mijëra njerëz për të parë këtë vepër arkitektonike, madhështore të natyrës. Një pejsazh kompleks dhe i sofistikuar, me një thellësi prej rreth dy kilometrash. Përgjithësisht, vizitorët zbresin deri në tabanin e kanionit dhe pastaj ngjiten me mushka, por disa, ata më të guximshmit e bëjnë më këmbë zbritjen. Kjo rrugë prej 12 kilometrash të çon në shtratin e lumit. Zbritja, megjithëse gjithë pluhur, është relativisht e lehtë, por pastaj ngjitja e pashmangëshme është tepër e vështirë. Kryearkitekti i kësaj mrekullie të jashtëzakonëshme është Lumi Kolorado. Me një gjatësi prej mbi 2300 kilometrash, nga burimi në Malet Shkëmbore në pjesën veriore të Kolorados e deri në derdhje në Gjirin e Kalifornisë, ai kalon nëpër 19 kanione, por asnjë prej tyre nuk është si Kanioni i Madh.

Redakto

Referime

Redakto

[1]