Parku Zoologjik i Tiranës
Parku Zoologjik në Tiranë është hapur në vitin 1971. Gjendet pranë Kopshtit Botanik, në fund të digës së liqenit artificial të Tiranës, e quajtur shëtitorja "Lasgush Poradeci".
Përmasimi
RedaktoKy kopsht ka një sipërfaqe prej 5,97 hektarësh, nga të cilat 4,35 hektarë janë sipërfaqe e gjelbër, 1,3 hektarë janë sipërfaqe ujore e përbërë nga basene të vegjël me ujë, 1,8 hektarë zihen nga rrugë dhe sheshe të vogla dhe 0,14 hektarë janë sipërfaqe ndërtimi të destinuara për kafshët dhe shpendët. Veçanërisht pas viteve 90‘, ka pasur një pakësim të ndjeshëm të kafshëve të egra, ndërkohë kopshti zoologjik frekuentohet për lulishtet dhe sipërfaqet e tij të gjelbërta. Vitin e fundit aty është ngritur edhe një qendër për sensibilizimin e mbrojtjes së natyrës.