Parku kombëtar GaujaVidzeme është parku më i madh në Letoni, me një hapësirë prej 917.45 km2 që fillon prej veri-lindjes së Siguldës në jug-perendim të Cēsis dhe vazhdon përgjatë lugines së lumit Gauja, prej të cilit edhe e ka marrë emrin ky park. Është themeluar me qëllim për të mbrojtur pak zonat e çrregulluara të natyrës, promovon turizmin e natyrës dhe siguron zhvillime të qendrueshme në këtë zonë. Parku kombëtar është i karakterizuar nga një diversitet i lartë biologjik,shkëmbinjë dhe forma të ndryshme të terrenit, pranverat, pamje të ndryshme piktureske dhe shumë monumente historike dhe kulturore nga shekuj të ndryshëm. Pjesa kryesore e parkut kombëtar dhe më dominantja është lugina e vjetër e lumit Gauja. Lugina është e mbrojtur dhe në kohë të njejtë mund të përdoret për natyrë dhe turizëm kulturor-historik, dhe poashtu si rekreacion i mirë për shëndetin.

Shkëmbinjtë ranor në Gauja afër Cēsis

Administrata e parkut është e vendosur në Sigulda.

Hapësira Redakto

Hapësira e parkut është 91.745 ha dhe është e ndarë në pesë zona funksionale.Rezervat natyrore janë pak më të vogla por në të njejtën kohë një shumë e çmueshme e parkut dhe vizitat janë profitablie për këto zona. Në një pjesë të territorit janë të lejueshme aktivitetet ekonomike, të cilat nuk kanë ndikim ne ndryshimin e strukturës së zhvilluar të vendit.

Pylli zë 47% pothuajse gjysmën e territorit.Atje janë gjetur më shumë se 900 specie bimore, 149 lloje shpendësh dhe 48 gjitarë. Që nga viti 2004 parku kombëtar Gauja është pjesë e rrjetit 2000 të natyrës si territor, që është dizajnuar për ruajtjen e specjeve të mbrojtura dhe biotopeve.

Turizimi historik k.a një traditë të gjatë në parkun kombëtar Gauja. Vizitorët e parë kanë qenë duke u ngjitur me shopa për ngjitje në zonën Sigulda në shekullin e 19-të.[1] Çdo vit, mijëra vizitor janë të tërhequr nga vendi unik, me shkëmbinjët më të lartë Devonian, nga monumentet kulturore dhe historike, të cilat janë të binjakëzuara me shumë legjenda dhe ngjarje.

Në parkun kombëtar, ka më shumë se 500 monumente të historisë dhe kultures- kalatë, kështjellat e gurit, kishat, çifliget, dhe shumë monumente të tjera arkeologjike,arkitektonike dhe të artit.

Referime Redakto

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 29 prill 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhjet e jashtme Redakto