Parmenidhi
Parmenidi (lindur rreth vitit 515 p.e.s.) ishte një filozof grek parasokratik nga Elea në Italinë Jugore. Ai ishte themeluesi i shkollës eleate të filozofisë. U rrit në një familje të pasur dhe mendohet se në moshën 65 vjeçare kaloi në Athinë ku edhe u takua me Sokratin.
Parmenidi është një mendimtar grek filozofinë e të cilit nuk e njofim aq sa duhet e disa herë mbi të janë shkruar gjëra thellësisht të pasakta. Nga vepra e tij sot njohim me saktësi vargjet «Mbi natyrën» mirëpo është e tepërt dhe e pabazë pohimi se Parmenidi shkroi edhe në prozë pasiqë për të vërtetuar këtë, nuk kemi asnjë dokument tjetër të besueshëm të gjetur deri më tani.
Për të hapur mundësitë e studimit të Parmenidhit, është mirë të tërhiqet një rezyme në disa pika kyqe: Për te, Qenia është kryesore, e domosdoshme, pa zanafillë dhe e përjetshme, e vazhdueshme dhe jashtë çdo dyndjeje kohore, e pandryshueshme dhe homogjene, një … Krejt është mirë e lidhur dhe e arsyeshme, dhe si përfundim : Qenia Është e Mos Qenia nuk Është apo e kundërta, Mos Qenia Është e Qenia nuk Është. Duke u nisur nga kjo se nuk qëndron Mos-Qenia, Parmenidhi arrin të vërtetën e përkryer të mendimit të tij mbi Qenien. Kështu, duke injoruar Hiçin, ai ngriti bazat e fjalës dhe logjikës racionale. Por kjo, nuk do të thotë se Parmenidi nuk është jokeherent. Qenia është, koha Jo-ja nga ku edhe ideja e palëvizshmërisë ; krejtë ç’është, do të jetë përgjithmonë. Ja këtu QENIA Parmenid tejkalohet nga zanafilla dhe shpërbërja (shkatërrimi) (genesis dhe phthora). Të pa qenën nuk mund ta njohim se është pamundur e pra as nuk mund ta shprehim me fjalë sepse mendimi është i njejtë me Qenien, që do të thotë se fjala dhe mendimi duhet të jenë Qenie. Ata egzistojnë e hiçi jo, ai është asgjë. Në fund mund të themi se Qenia a Parmenidit është grimcë e Kaosit e me këte është botë në vehte pasiqë njëherit është njëshe e thjeshtë edhe një gjithësi e tërë, me një fjalë, Zot. Në kaos nuk egziston koha, Qenia është një ekstrem monolitik. A thua Parmenidi donte që në mendimet e tija të quajtura paksa me të drejtë, të errëta, të shoh qenien e tij më lartë se qenien dhe hiçin mbi të cilat flet.