Përshkrimi: Flatrat e përparme të bardha - verdhoshe me 5 -6 njolla të madhësive të ndryshme, pranë buzës anësore ka shirit të errët të shpërbërë dhe jo të theksuar, në anën e poshtme ka të njëjtën figurë; flatrat e pasme po të bardha - verdhoshe, me 2 njolla "sy" të mëdha të kuqe me mesin të bardhë e bordurë të zezë, buzët e pasme paksa të nxira, anët e poshtme me disa njolla të kuqe ( dy njolla "sy" të mëdha me mes të bardhë e bordurë të zezë).

Familia Papilionidae


Përmasat: Hapësira e flatrave 65-95 mm

Habitati: takohet në zona malore me bimësi të rrallë (sidomos gjembaçë në lulëzim), lëndina në mes drurëve pyjorë, rrallë fluturon edhe më poshtë.


  • Mbreteria: Animalia
  • Tipi: Arthropoda
  • Klasa: Insecta
  • Rendi: Lepidoptera
  • Familia: Papilionidae
  • Lloji: Parnassius
  • Specia: Parnassius apollo
  • Zbuluesi: Linnaeus, 1758