Partia Demokratike Shqiptare (maqedonisht: Демократска партија на Албанците, Demokratska Partija na Albancite) apo PDSH është një parti politike e shqiptarëve etnikë në Maqedoninë e Veriut. PDSH-ja është një shkrirje e Partisë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve (PPDSH) dhe e Partisë Demokratike të Njerëzve (PDN), e cila u zhvillua në qershor të vitit 1997. PPDSH u themelua në vitin 1994 pasi disa anëtarë radikalë të Partisë për Prosperitet Demokratik, të udhëhequr nga Menduh Thaçi (maqedonisht: Мендух Тачи) dhe Arbën Xhaferi (maqedonisht: Арбен Џафери), u larguan nga PPD, ndërsa PDN u themelua në gusht të vitit 1990, si një kundërshtar më radikal i PPD.

Emblema e PDSH-së


Një banderolë e PDSH-së në Tetovë

Në zgjedhjet legjislative të vitit 2002 PDSH-ja fitoi 5.2% të votës popullore dhe 7 nga 120 vende në parlament. Partia humbi statusin e saj si një parti qeveritare për shkak të humbjes ndaj VMRO-DPMNE-së. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006, kjo parti e rriti mbështetjen e saj, duke fituar 7.5% të votave dhe 11 vende në parlament. Pas zgjedhjeve, PDSH-ja hyri në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. PDSH-ja u kthye në opozitë, pas zgjedhjeve të parakohëshme legjislative të vitit 2008.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, PDSH-ja mori 5.9% të votës popullore, duke fituar 8 vende, duke humbur kështu 3 mandate nga zgjedhjet e mëparshme.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ "Conservative Leader Claims 3rd Term In Macedonia". NPR. 2011-06-06. Marrë më 2011-06-06. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto