Partia Komuniste e Federatës Ruse (rusisht: Коммунистическая партия Российской Федерации; КПРФ; Kommunisticheskaya partiya Rossiyskoy Federatsii; KPRF) është parti në Rusi që synon të triumfojë mbi partinë “Rusia e Bashkuar” në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011. Një detyrë të tillë shtroi Udhëheqësi i partisë Gennadi Zjuganov në Kongresin e XIV të partisë, i cili përkoi në kohë me Kongresin e partisë “Rusia e Bashkuar”.

Protestë e komunistëve në korrik të 2009 në Sheshin e Kuqë, Moskë.

Programi parazgjedhor i KPRF përfshin këto objektiva: garantimi i sigurisë kombëtare, kalimi nga rënia ekonomike në zhvillimin e përshpejtuar, kapërcimi i varfërisë dhe degradimit social. Partia është e gatshme për të formuar “qeverinë e besimit popullor” me qëllim të arritjes së objektivave të deklaruara.

Kryetari i partisë është Gennadi Zjuganov.

Në përbërjen aktuale të Dumës Shtetërore Partia Komuniste e Federatës Ruse (KPRF) ka 57 mandate nga 450 ekzistueset. KPRF është përfaqësuar në të gjitha në Dumat paraardhëse. Partia përbëhet nga më shumë se 150 mijë anëtarë.

KPRF është pasardhëse ideologjike e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (KPSS). U themelua ajo në shkurt të vitit 1993. Qëllimi strategjik i partisë: ndërtimi i socializmit të ripërtërirë në Federatën Ruse dhe rikrijimi i Bashkimit Sovjetik. Në një perspektivë afatshkurtër: ardhja në pushtet e forcave patriotike, shtetëzimi i burimeve minerare, sektorëve strategjikë të ekonomisë me ruajtjen gjatë kësaj të biznesit të vogël dhe të mesëm, krijimi i shtetit social.

Shiko edhe

Redakto

Burimet

Redakto