Paskali (njësi)
(Përcjellë nga Paskali)
Paskali (ang. pascal, shkurtesa Pa) është njësia matëse e presionit në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive (SI). [1] Është emërtuar kështu në nder të filozofit, fizikanit dhe matematikanit francez, Blaise Pascal.
Paskali përcaktohet si i barabartë me presionin që shkakton një forcë prej 1 njutoni (N) mbi një sipërfaqe prej një metër katror (m²). Kjo është një njësi mjaft e vogël, prandaj në praktikë përdoren shumëfishat e saj, si kilopaskali (1 kPa = 1000 Pa) dhe hektopaskali (1 hPa = 100 Pa).
Presioni atmosferik është i barabartë, në nivelin e detit dhe në temperaturën 25°C, me 101,325 Pa.
Vlerat në njësi të tjera
Redakto1 bar | 100000 Pa |
1 mbar | 100 Pa |
1 atm | 101325 Pa |
1 mmHg (Torr) | 133322 Pa |
1 inHg | 3386,833 Pa |
1 psi | 6894,76 Pa |
1 cmH | 98,0638 Pa |
Referime
Redakto- ^ "Pascal (Pa) | Definition & Conversions | Britannica". www.britannica.com (në anglisht). Marrë më 2024-12-11.