{Studenti&Wikipedia| emri = Gr.12| universiteti = Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"} "Pasqyrat" janë shembull i reflektimit të rregullt të rrezeve të dritës. Pasqyrat ndahen në të rrafshëta dhe sferike.

Pasqyrat e rrafshëta

Redakto

Pasqyrë e rrafshët quhet çdo sipërfaqe e lëmuar nga e cila mund të reflektohen rrezet e dritës.

 
Pasqyre e rrafshet

Nëse para pasqyrës PP gjendet burimi pikëlor i dritës nga i cili dalin rrezet në të gjitha anët, të gjitha do të reflektohen sipas ligjit të reflektimit ku këndi i rënies është i barabartë me këndin e reflektimit.

 
Pasqyrimi

Të mendojmë burimin e dritës {c} para pasqyrës së rrafshët. Nga të gjitha rrezet e burimit {c} nëpër bebëz të syrit të vrojtuesit do të hyjë vetëm nje pjesë e tufës së reflektuar nga pasqyra. Kjo pjesë e tufës në fig. 1.2a është treguar me hijezim. Duke vërejtur, fitohet përshtypja se rrezet e dritës vijnë, jo nga pika {c}, por nga pika {c’}, të cilën e fitojmë duke zgjatur prapa pasqyrës rrezet që hyjnë në bebëz. Pra krijojmë përshtypje se burimi i dritës gjendet në piken {c’}. Në {c’} gjendet shëmbëllimi i burimit {c}, i cili është shëmbëllim virtual. E quajmë shëmbëllim virtual, sepse rrezet e dritës, në të vërtetë, nuk burojnë nga kjo pike. Trekëndëshat ΔCAB dhe ΔC’AB janë kongruence. Për këtë arsye shëmbëllimi virtual C’ është njëlloj i larguar nga pasqyra sa është i larguar burimi real C.Ky përfundim që vjen për një pikë {C} para pasqyrës së rrafshët vjen edhe për të gjitha pikat e ndonjë trupi.Kështu është treguar pasqyrimi i trekëndëshave ΔABC dhe shëmbëllimi i tij virtual me ΔA’B’C’.


Tufa e rrezeve të dritës që del nga një pikë quhet tufë stigmatike e rrezeve. Te pasqyra e rrafshët tufa stigmatike e rrezeve, pas reflektimit, mbetet stigmatike, pra edhe burimi virtual del nga një pike. Për këtë arsye shëmbëllimet nga pasqyrat e rrafshëta janë të mprehta, të pastra.

Pasqyrat sferike

Redakto

Me pasqyrë sferike nënkuptojme ato pasqyre te të cilat sipërfaqja paraqet një pjesë të sferës. Pasqyrat sferike munden me qenë konkave dhe konvekse. Ne qofte se reflektimi i drites behet ne anen e jashtme te pasqyres, atehere ato jane pasqyre konvekse, kurse te pasqyrat konkave reflektimi behet ne pjesen e brendshme te pasqyres.

Madhësite të cilat janë karakteristikë per pasqyre janë: Kulmi i pasqyres,boshti optik i pasqyres qe paraqet drejtezen qe kalon neper qendren e lakueshmerise dhe kulmit te pasqyres,rrezja e lakueshmerise,vatra ose fokusi.

Te pasqyrat sferike dallojmë disa rreze karakteristike të cilat janë:

    • 1.Rrezja paralele-rrezet bien ne pasqyre paralel me boshtin optik kryesor dhe pas reflektimit kalon neper vater apo fokus
    • 2.Rrezja fokale-rrezet bien ne pasqyre duke kaluar neper fokus dhe pas reflektimit perhapet paralel me boshtin optik kryesor
    • 3.Rrezja qendrore-rrezet bien ne pasqyre duke kaluar neper qendren e lakueshmerise dhe pas reflektimit kthehen ne te njejten rruge neper te cilen ka rene ne pasqyre
    • 4.Rrezja kulmore-rrezet bien ne kulm te pasqyres duke formuar nje kend ndaj boshtit kryesor dhe pas reflektimit formon kend te njejte me boshtin optik kryesor [1]

Referimet

Redakto
  1. ^ Fizika 2, Skender Skenderi, Rashit Maliqi