Pastiço me djathë
Pastiço me djathë është gjellë e përgatitur me makarona dhe përbërës tjerë shtesë.
Për të përgatitur një pastiço me djathë për 4 persona nevojiten :
- Makarona 300 g,
- vezë 2 kokrra,
- djathë 100 g,
- qumësht 1 e 1/2 filxhan çaji,
- kripë, piper
- gjalpë 1 lugë gjelle
- djathë kaçkavall të grirë
- Gatimi
Makaronat e gjatë zihen në ujë të vluar me kripë për 10-15 minuta. Kullohen, shpërlahen, kullohen përsëri mirë dhe hidhen ne tavë. Shtohet djathë i bardhë i thërrmuar, një pjesë e gjalpit, vezë, pak qumësht, piper i zi dhe të gjitha këto përzihen mirë, hidhen në tepsi të lyer me yndyrë, përsipër hidhet salcë e bardhë, spërkatet me gjalpë e djathë kaçkavall dhe piqet në furrë për 25-30 minuta.