Patinazhi
Patinazh është një sport në të cilin individë, duo, ose grupe performojnë në patinazh në akull. Ishte sporti i parë dimëror që u përfshi në Lojërat Olimpike, kur u përfshi në Lojërat Olimpike të vitit 1908 në Londër.
Historia
RedaktoNuk dihet koha e saktë si dhe vetë procesi se si njerëzit filluan të mësojnë të rrëshqasin mbi akull edhe pse arkeologët besojnë që ky aktivitet ka qenë gjithmonë mjaft i përhapur. Fakti që patinazhi në akull ka qenë i përshtatshëm dhe efikas për të kaluar hapësira të gjera dhe të akullta është dëshmuar edhe në bazë të gjurmëve arkeologjike, me ç’rast janë gjetur patina të mbaruara nga eshtrat e kafshëve primitive në vendet siç janë Rusia, Skandinavia, Britania e Madhe, Holanda, Gjermania si dhe Zvicra. Patinat mbaroheshin nga eshtrat e kafshëve siç janë kali, gjedhet dhe dreri verior. Eshtrat shtypeshin gjersa të formohej një shtresë e rrafshët rrëshqitëse dhe lidheshin për këmbë përmes lidhëseve. Patinat e dikurshme nuk përdoreshin si patinat moderne. Në atë kohë, ato përdoreshin duke e shtyrë një shtizë e cila i ndihmonte personit të lëvizte mbi akull. Me ndihmën e këtyre patinave, personi mund t’i kalonte përafërsisht katër kilometra në orë dhe të shpenzonte shumë më pak energji se sa të provonte të ecë këmbë përmes liqenit të mbuluar me akull. Sipas një studimi të bërë nga Federico Fermenti nga Universiteti i Oksfordit del se rrëshqitja më e hershme mbi akull ka filluar në Finlandën jugore para përafërsisht 4000 viteve.
Patinazhi në akull është përmendur për herë të parë në mënyrë konkrete në biografinë e martirit Thomas Becket të shkruar nga sekretari i tij i dikurshëm William Fitzstephen rreth vitit 1180. Në këtë libër është përfshirë edhe një përshkrim i Londrës si dhe është përmendur sporti i popullarizuar në Londër në atë kohë :
“...Kur moçali i madh i cili shtrihet në muret veriore të qytetit mbulohet nga akulli, një turmë e madhe e të rinjve mblidhet atje dhe të gjithë luajnë mbi akull... Ka ndër ta të tjerë, të cilët janë më të shkathtë dhe vallëzojnë mbi akull: ata lidhin eshtra të kafshëve nën këpucët e tyre; përdorin thupra të cilat i mbajnë me dorë dhe të forcuara me maje të metalta të cilat kohë pas kohe i fusin në akull dhe kështu e shtyjnë vetveten dhe lëvizin shpejt si një zog që fluturon ose edhe si një shigjetë që del nga harku...”
Thuprat të cilat i përmend Fizstephen përdoreshin për lëvizje sepse patinat primitive të mbaruara nga eshtrat e kafshëve nuk kishin tehe të mprehta për rrëshqitje sikurse që kanë patinat moderne. Në anën tjetër, përshkrimi i parë i rrëshqitjes mbi akull në një vepër të artit është bërë në shekullin e 15-të nga një artist holandez, i quajtur Johannes Brugman. Piktura e Shën Lidwina-s, mbrojtëse e shenjtë e patinatorëve në akull, duke rënë mbi akull paraqet veprën e parë të artit të punuar nga një artist i madh i cili ka vendosur të marrë rrëshqitjen mbi akull si temë kryesore të pikturës. Një aspekt tjetër i pikturës është një njeri i cili paraqitet në sfond duke rrëshqitur mbi akull me një këmbë. Kjo do të thotë që patinat e këtij personi kishin tehe të mprehta, të ngjashme me patinat të cilat i mbathin artistët e patinazhit në ditët e sotme.
Zhvillimi i patinave
RedaktoTehet e mprehta për patina u shpikën nga holandezët në shekullin e 13-të ose në shekullin e 14-të. Këto patina mbaroheshin nga çeliku me tehe të mprehta në pjesën e poshtme për ta lehtësuar lëvizjen. Konstruksioni i patinave moderne ka mbetur kryesisht i ngjashëm me konstruksionin e këtyre patinave. Ndryshimi i vetëm madhor në dizajnin e patinave për akull pasoi shumë shpejt. Përafërsisht po në atë kohë kur patinave iu shtuan tehet e mprehta, edhe një holandez, i cili punonte si shegert i një zdrukthëtari, bëri eksperiment me proporcionin e gjatësisë dhe gjerësisë së tehut të metaltë të patinave duke prodhuar kështu një dizajn i cili ka mbetur pothuajse i pandryshuar gjer në ditët e sotme. Personi i cili rrëshqet mbi akull nuk ishte më i detyruar të përdorë thupra për shtytje kurse lëvizja mbi patina fitoi tani shumë më tepër liri dhe stabilitet.
Statusi shoqëror i patinazhit në akull
RedaktoNë Holandë, patinazhi në akull konsiderohej si sport i përshtatshëm për të gjitha shtresat e njerëzve. Megjithatë, në vende të tjera, pjesëmarrja në patinazh ishte e limituar vetëm për pjesëtarët e shtresave të larta. Perandori Rudolf-i II nga Perandoria e Shenjtë Romake kënaqej aq shumë duke rrëshqitur mbi akull sa që ai kishte konstruktuar një shesh të madh të patinazhit në pallatin e tij në vitin 1610 në mënyrë ta bënte këtë sport më të popullarizuar. Mbreti i Anglisë, James-i II erdhi në Holandë si mbret i dëbuar dhe u dashurua në këtë sport. Kur u kthye në Angli, ai e përhapi këtë sport të “ri” tek aristokracia angleze. Mbreti i Francës, Louis XVI e përhapi rrëshqitjen mbi akull në Paris gjersa ishte në pushtet. Madame de Pompadour, Napoleoni I, Napoleoni III si dhe Pallati i Stewart-ëve bënin pjesë në mesin e personave të cilët e adhuronin patinazhin në akull, dhe këta adhurues vinin nga shtresa e lartë dhe mbretërore e asaj kohe. Besohet që Mbretëresha Victoria u njoh më mirë me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Princin Albert, përmes disa takimeve të cilat i realizuan duke bërë patinazh në akull së bashku.
Patinazhi artistik
RedaktoEdhe pse njerëzit bëjnë patinazh në akull me shekuj të tërë, patinazhi artistik filloi të zhvillohet kah mesi i shekullit të18-të. Anglezi Robert Jones ishte njeriu i parë i cili shkroi për patinazhin artistik në punimin e tij: “A Treatise on Skating” (Një libër mbi patinazhin) në vitin 1772. Stili i Jones-it ishte i njohur si “stili anglez” i patinazhit artistik; ky ishte një stil i ngurtë dhe formal dhe kishte shumë pak ngjashmëri me patinazhin artistik të ditëve të sotme. Ishte artisti amerikan i patinazhit Jackson Haines, i cili konsiderohet edhe si “baba i patinazhit artistik bashkëkohor”, ai i cili përhapi një stil të ri të patinazhit artistik në mes të viteve 1860. Ky stil i ri i cili përfshinte teknika të lira dhe ekspresive u bë i njohur si “stili ndërkombëtar”. Megjithatë, edhe pse ishte stil i popullarizuar i patinazhit artistik në Evropë, stili i patinazhit artistik të Haines-it nuk u bë shumë i popullarizuar në Amerikë edhe për një kohë të gjatë pas vdekjes së tij.Kaluan nja 30 vite nga koha kur ishte paraqitur për herë të parë dhe vetëm atëherë stili i Haines-it arriti të pranohej si standard ndërkombëtar për këtë sport, kurse Kampionati i parë Evropian i Patinazhit Artistik u mbajt në vitin 1891. Organizata Ndërkombëtare e Patinazhit Artistik u themelua në vitin 1892, kurse Kampionati i parë Botëror i Patinazhit Artistik u mbajt në vitin 1896. Fitues i kampionatit të parë doli Gilbert Fuchs. Në atë kohë, vetëm meshkujt garonin nëpër kampionate të tilla, por në vitin 1902, një femër e quajtur Madge Syers ishte e para e cila hyri në gara të Kampionatit Botëror dhe arriti ta fitojë vendin e dytë. Organizata Ndërkombëtare e Patinazhit Artistik (ISU) së shpejti i ndaloi garat e femrave kundër meshkujve dhe inicioi gara të veçanta për “femra” në vitin 1906. Patinazhi artistik për çifte u paraqit për herë të parë gjatë Kampionatit Botëror të mbajtur në vitin 1908, kurse titullin e kampionëve e fituan Anna Hubler dhe Heinrich Burger. Garat e para të patinazhit artistik në Lojërat Olimpike u mbajtën po ashtu në vitin 1908. Kampionati Ndërkombëtar i Patinazhit Artistik u mbajt më 20 mars 1914 në New Haven, Connecticut, dhe ky kampionat ishte pararendës i Kampionateve Kombëtare në SHBA si dhe në Kanada. Sido që të jetë, garat ndërkombëtare në patinazh artistik u ndërprenë për shkak të Luftës së Parë Botërore.Gjatë viteve 1920 dhe 1930, Sonja Henie ishte figura dominuese e patinazhit artistik; ajo ia doli ta kthente suksesin garues në një karrierë profesionale fitimprurëse si një yll i filmit dhe duke bërë turne sikur artiste patinazhi. Henie ishte ajo e cila e inicioi modën për të veshur funde të shkurta dhe këpucë të bardha për artistet femra të patinazhit. Artistët më të suksesshëm në kategorinë e meshkujve në atë kohë ishin edhe Gillis Grafstrom dhe Karl Schafer. Garat e patinazhit artistik sërish u ndërprenë për disa vite me radhë për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës, për shkak të faktit që shumë sheshe të patinazhit në Evropë ishin shkatërruar gjatë luftës, në garat ndërkombëtare filluan të dominojnë më shumë artistët e patinazhit artistik nga SHBA-ja dhe Kanadaja dhe ata filluan të prezantonin inovacione teknike në këtë sport. Dick Button, kampion olimpik në vitin 1948 si dhe në vitin 1952 ishte artisti i parë i patinazhit artistik i cili është paraqitur me një rrotullim të dyfishtë dhe kërcim të trefishtë si dhe me një piruet (salto). Megjithatë, më 15 shkurt 1961, i gjithë ekipi i patinatorëve në akull nga SHBA-të si dhe trajnerët e tyre humbën jetën në një aksident gjatë fluturimit me aeroplanin Sabena Flight 548 nga Brukseli, Belgjikë për në Kampionatin Botëror në Pragë. Kjo tragjedi ndikoi që programi për patinazh artistik në SHBA të hynte në një fazë të ri-konsolidimit.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Sovjetik arriti të bëhej fuqia dominuese në këtë sport, posaçërisht në disiplinat e patinazhit artistik në çifte dhe vallëzim mbi akull. Në çdo Olimpiadë Dimërore të mbajtur që nga viti 1964 e gjer në ditët e sotme, një çift nga Bashkimi Sovjetik ose nga Rusia ka arritur të fitojë medalje të artë, që shpesh është konsideruar si vazhdim i traditës më të gjatë fituese në historinë moderne të sporteve. (Në vitin 2002, çifti i artistëve rus të patinazhit artistik Yelena Berezhnaya dhe Anton Sikharulidze e ndanë medaljen e artë me çiftin kanadez Jamie Sale dhe David Pelletier, duke vazhduar në këtë mënyrë traditën e vjetër).
Sot, patinazhi artistik është një sport në të cilin individët, çiftet ose grupet paraqesin rrotullime, kërcime, punë të këmbëve si dhe koreografi të ndryshme mbi akull. Artistët e patinazhit artistik garojnë në nivele të ndryshme që nga niveli fillestar e gjer në nivelin olimpik (në kategorinë e seniorëve) si dhe në garat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Organizata Ndërkombëtare e Patinazhit (ISU) e sistemon vlerësimin dhe garat e patinazhit artistik në nivel ndërkombëtar. Këto gara përfshijnë Olimpiadën Dimërore, Kampionatet Botërore, Kampionatet Botërore të Patinazhit Artistik për Juniorë, Grand Prix e Organizatës Ndërkombëtare të Patinazhit (ISU) për Patinazh Artistik, Kampionatet Evropiane të Patinazhit Artistik si dhe Kampionatet e Katër Kontinenteve të Patinazhit Artistik./Benjamin Mucha 10/nëntor/2009
Garimi solo
RedaktoGarimi në grup
RedaktoStilet e garimit
RedaktoKampionatet ndërkombëtare
RedaktoKampioni me i madh ndërkombëtar është Evgeni Plushenko.