Patologjia
Patologjia është degë e mjekësisë e cila merret me studimin e shkaqeve (Etiologjia), shenjat e lindjes (Patogjenezë) dhe të zhvillimit të një sëmundjeje (Simptomet) ose dhe organizimin e simptomeve (Sindromet) si dhe deformimin e të gjitha llojeve të organeve trupore (Patofiziologjia).Patologjia është studimi dhe diagnoza e sëmundjes përmes ekzaminimit të organeve, indeve, lëngjeve trupore, dhe gjithë organet (autopsia). Termi gjithashtu përfshin studimin shkencor lidhur me proceset e sëmundjes, Patologjia e përgjithshme. Patologjia ndahet në dy degë kryesore, patologji anatomike dhe patologji klinike. Patologjia veterinare ka të bëjë me sëmundjet e kafshëve Fjala Patologji rrjedh nga fjalët greke Patos {semundje}dhe Logos {shkencë.
Historia
RedaktoZhvillimi historik i Patologjisë fillon qysh para erës sonë në Egjypt ku janë bërë obduksinet e para në kufomat e njerëzve. Në shekullin e dyte të erës sonë mjeku Galeni i bëri obduksionet e para te shtazët. Pas kësaj kohe afër 1500 vjet në mesjetë u ndalua çfar do lloj ndërhyrje në trupin e njeriut nga ana e kishës dhe kishte një stagnim në lëmin e patologjisë. Në vitin 1766 mjeku italian Morgani në bazë të një numrit të madh të obduksioneve e botoi librin me titull "Për lokalizimin dhe shkaqet e sëmundjes" të cilat i zbuloi Anatomi. Pas 50 vjetëve me zbulimin e industrisë optike studiusi Francez Bishat e aplikoi për herë të parë mikroskopin në hulumtimet mjeksore. Studiuesi nga Viena Carl von Rokitansky jep përshkrimin e ndryshimeve patologjike në lëngjet trupore dhe në gjak dhe thotë se kjo është arsyeja e sëmundjeve në trupin e njeriut që gjysmën e parë të shekullit XIV njihet si teoria humorale. Në gjysmën e dytë të shekullit XIV Shadeni dhe Shvani e zbulojn ndertimin qelizor në organizmin shtazor e cila më vonë i ndihmon Virhovit të themeloj teorinë celulare e cila thotë se shkaqet e ndryshimeve në trupin e njeriut janë për arsye të ç'regullimeve në qelizë. Ndërsa shkenca e sotme bashkohore e bio-kimisë është teoria celularo-humorale e cila sëmundjen e trajton si çregullime në qelizë dhe në gjak si dhe në lëngjet e tjera trupore.
Metodat në patologji
RedaktoNë Patologji dallojm tre metoda kryesore:
- 1.Obduksioni-nënkupton prerjen e kufomës për të hulumtuar shkakun e vdekjes së njeriut.
Obduksioni mund të jet dy llojësh:
- Obduksioni klinik: i cili bëhet tek njerëzit që kanë vdekur nga sëmundja natyrale apo vdekja natyrale.
- Obduksioni mjeksoro ligjor: i cili bëhet tek njeriu që ka vdekur nga vdekja e dhunshme.
- 2.Biopsia bëhet tek njerëzit e gjallë që të hulumtohet shkaku i sëmundjes kur nuk mund të vërtetohet me metoda tjera sidomos tek tumoret malinje.
- 3.Eksperimentimi në shtazë bëhet në shtazë të ndryshme duke provokuar sëmundje të ndryshme me qëllim që të hulumtohen dhe këto njohuri ti përdorin për njeriun.
Këto metoda Patologjia mund ti studioj në mënyrë
- 1.Makroskopike {me sy të lirë}
- 2.Mikroskopike {me mikroskop ose thjerrëza}
- 3.Kultura indore
- 4.Mbjellje në ushqim.