Patrik Doçi është një futbollist kosovar. Ai ka lindur në Prizren më 4 Maj 1981. Ai ka luajtur si mesfushor për skuadrën e futbollit F.K Sarajevo nga 2008 deri në 2009. Pas tre sezoneve të suksesshme me NK Žepče, duke përfshirë paraqitjen në Kupën UEFA 2005-06, ai u bashkua me kampionët e mbrojtur të NK Široki Brijeg dhe luajti për klubin në Ligën e Kampionëve të UEFA-s.[1][2]

Karriera

Redakto

Filloi karrierën e tij me Shkëndijën Prizren, para se të kalonte në Liria Prizren. Duke luajtur për Lirinë, Doçi fitoi thirrjen e parë për ekipin kombëtar të Kosovës në vitin 2002.

Skuadrat për të cilat ka luajtur

Redakto
  • F.K. Sarajevo 2008-2009
  • KF Liria 2009-2009
  • NK Žepče 2003-2006
  • NK Široki Brijeg 2006-2007
  • KF Vëllaznimi 2007-2008
  • KF Trepça 2010-2010
  • KF Ballkani 2010-2011
  • HNŠK Moslavina 2011
  • Ekipi kombëtar i futbollit të Kosovës

Referime

Redakto
  1. ^ "Newcomers draw a blank". UEFA.com. 14 korrik 2005. Marrë më 2009-04-17. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Match Report". UEFA.com. 28 korrik 2005. Marrë më 2009-04-17. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)