Pavel Krmaš (lindur më 3 Mars 1980Broumov) është një futbollist çek i cili luan me klubin gjerman SC FreiburgBundesligë.[1] Ai më parë ka luajtur me Admira / Slavoj Prague, Sparta Prague, FC Hradec Králové dhe FK Teplice.

Pavel Krmaš
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1980-03-03) 3 mars 1980 (44 vjeç)
VendlindjaBroumov, Çekosllovakia
Gjatësia1.93 m (6 ft 4 in)
PozicioniMbrojtës/Mesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
SC Freiburg
Numri2
Karriera me të rinjtë
1986–1991Slovan Broumov
1991–1994TJ Náchod
1994–1999Hradec Králové
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1999–2001Admira / Slavoj Prague
2001–2002Sparta Prague
2002–2003FC Hradec Králové29(5)
2003–2004Sparta Prague3(0)
2004–2007FK Teplice86(4)
2007–SC Freiburg135(8)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15 shtator 2014

Karriera me klube Redakto

Ai e nisi karrierën e tij te Admira / Slavoj Prague në vitin 1999 përpara se të transferohej te një nga klubet më të suksesshme çeke te Sparta Prague ku luajti gjatë sezonit 2001–02. Për sezonin 2002–03 ai u transferua te Hradec Králové ku luajti 29 ndeshje dhe shënoi pesë gola. Pas kësaj, ai u rikthye te Sparta Prague ku luajti vetëm tre ndeshje gjatë sezonit 2003–04. Pas përfundimit të sezonit, ai kaloi te FK Teplice ku luajti deri në vitin 2007; gjatë kësaj kohe ai luajti 86 ndeshje dhe shënoi katër gola.

SC Freiburg Redakto

Në gusht 2007, ai u transferua te klubi gjerman SC Freiburg. Ai bëri debutimin e tij me klubin më 27 gusht 2007 në barazimin 1–1 kundër Augsburg, ndeshje të cilën ai doli me karton të kuq.[2] Krmaš shënoi golin e parë me klubin më 23 shtator 2007 duke i dhuruar fitoren minimale skuadrës 1–0.[3]

Referime Redakto

  1. ^ "Krmas, Pavel". kicker.de. Marrë më 24 mars 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Ausburg vs Freiburg 1 – 1". Soccerway.com. Marrë më 24 mars 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Freiburg vs Kaiserslautern 1 – 0". Soccerway.com. Marrë më 14 gusht 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto