Çfarë është PAYPAL edhe çfarë shërbimesh ofrohen nga PAYPAL?

PAYPAL është një kompani e cila veprimtarinë e saj e kryen në rrjetin global (internet) duke ofruar si shërbimin e saj kryesor kryerjen e pagesave edhe transaksioneve monetare online duke mundësuar transferimin në mënyrë të sigurt të pagesave nga një individ tek një biznes i caktuar i cili ofron shitje online.

E veçanta e PAYPAL është se ofron siguri gjatë pagesave apo transaksioneve, por edhe një mënyrë shumë efikase sigurie për të përdorur sa më lehtë edhe me garanci të dhënat tuaja që mund te kene lidhje me numrin tuaj te kartes se Kreditit por edhe te dhena te tjera. Pra e thene me fjale te tjera mund te themi se PAYPAL cdo perdoruesi i ka krijuar mundesine e garancise qe te dhenat e tij personale te ruhen ne menyre te sigurt edhe te garantuar. Nje perdorues ne momentin kur krijon nje llogari ne PAYPAL ai mjafton qe vetem njehere te vendose te dhenat e tij, ti konfirmoje ato, edhe me pas keto te dhena nuk eshte me e nevojshme qe cdo perdorues ti shkruaje te dhenat e tij per te kryer pagesa te ndryshme nepermjet PAYPAL.

Per keto qe sa thame le te japim nje shembull per te kuptuar me mire idene: Supozojme se juve si perdorues keni nje karte Krediti qe kuptohet qe cdo karte lidhet me te dhenat personale te perdoruesit edhe poseduesit te saj. Duke qene se juve jeni posedues i nje karte krediti atehere juve mund te kryeni pagesa online apo blerje te produkteve te ndryshme nepemjet internetit. Mirepo nese juve ne cdo website (faqe interneti) qe deshironi te blini dicka, sa here qe vjen momenti i kryerjes se pageses juve ju duhet te vendosni te dhenat tuaja edhe te kartes tuaj. Gjithmone keto te dhenat tuaja ngelen ne database e website qe juve deshironi te blini dicka edhe gjithmone ne cdo website duhet te vendosni te dhenat tuaja. Mirepo ky veprim mund tu beje "viktime" te ndonje rasti abuzimi te te dhenave tuaja, sepse te dhenat tuaja mundet te ekspozohen apo rrjedhin edhe behen publike ne pale te treta.

Pikerisht per te shmangur ekspozimin apo rrjedhje te te dhenave tuaja por edhe si garanci apo partner sigurie perdoret PAYPAL si nga bizneset ashtu edhe nga perdoruesit.