Pazari i drithit (Lama e Miellit) - Hapësira, e cila kohë më parë njihej si Lama e Miellit, ishte hapësira e dikurshme e "Sarajit" dhe "Konakut të Pshës", të amiljes Gjinolli. Aty, deri në vitet 70 të shekullit të kaluar, ishte edhe tregu i gjelbër me pjacat e mbuluarta për shitjen e produkteve bujqësore-bulmetit. Tani në atë vend ndidhet vetëshërbimi i madh në qendër të qytetit. Vlen të cekim se pas rrënimit të "Konakut të Pashës", në atë hapësirë, më 1951, janë ekspozuar trupat e pajetë të patriotëve Hasan Ali Remniku, Agush Haziri-Bresalci me të shoqen Qibrijen dhe Mustafë Hetë Koka me të shoqen Rabijën (shatzënë), të cilët pati rastin t'i shihte edhe autori i këtyre rreshtave, si fëmijë i moshës 6-vjeçare. Skenarët e tillë të ekspozimit të trupave yë pajetë, të likuiduar nga Pushteti komunist, pati dhe në qendër të qytetit, si dhe gjetiu në vist shqiptare, që kishin për qëllim futjen e frikës te popullata shqiptare.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Gjilani. Aliriza Selmani. fq. 196. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)