Petrit Metohu lindur në Tirane në 30 janar 1952. Kam punuar si konstruktor mekanik me Institutin e Projektimit te Industrisë te Lehte dhe Ushqimore. Me ndryshimet që ndodhen në Shqipëri emigrova në Greqi në vitin 1991-1992.

Mbas kthimit në Shqipëri mora guximin duke u regjistruar si person Juridik në Mars te vitit 1992 në Gjykatën e Tiranes. Krijova shoqërinë Pekomeri sh. p. k. si ortak i vetëm. Kjo shoqëri operoi si biznes në tregun e materialeve te ndërtimit, veglave te punës, pajisjeve dhe makinerive te ndryshme. Në vitin 1995 krahas biznesit, u stabilizua në një objekt industrial duke zgjeruar dhe zhvilluar shoqërinë Pekomeri në fushën e prodhimit artizanal vendas.

Produktet e Shoqërisë Pekomeri sh.p.k. konsistojnë në prodhimet dekorative te hekurit me kovacane dhe te mozaikut me gurë natyral. Web-siti i Shoqërisë Pekomeri është : https://web.archive.org/web/20181225143555/http://www.pekomeri.com/ e cila tregon për punime te një cilësie te larte dhe unike në tregun shqiptar dhe atë botëror.

Pjesëmarrja e Shoqërisë Pekomeri në 14 panaire kombëtare në Tirane, si dhe 6 panaire ndërkombëtare si në Bari, Milano, Chicago, New York, Kosove kane bere te mundur njohjen e produkteve unike dhe te larmnishme në tregun Shqiptar dhe atë Botëror.

Zoti Petrit Metohu si një person me një dashuri dhe pasion te madh për artin e punimit artizanal ka realizuar një sasi te madhe projektesh në akomodimin e shumë lokaleve, hoteleve, rezidencave, vende publike etj. Gjithashtu ka realizuar dhe mjaft punime në fushën e artit si :

  • Skena e festivalit folklorik te Gjirokastrës te vitit 2000 dhe 2004.
  • Skena e koncertit te këngës 3 Mujor në plazhin e Durrësit "12 Ëndrrat... e një nate vere"
  • Skena e koncertit "E duam me shumë Shqipërinë"
  • Punime dekori te Arenës te cirkut te Tiranes
  • Skena e Festivalit te Këngës në RTVSH te vitit 2005.
  • Gjithashtu ka realizuar punimet e dekorit dhe akomodimit te Kalasë te Petreles në Tirane
  • Punime dekori te Kalasë te Lekursit në Sarande.
  • Punime dekori te Kinema Milenium Nr 2 Tirane
  • Kompletimin me stola dekorativ te gjithë qytetet si Tirana, Saranda, Durrësi, Vlora, Burreli, etj.
  • Ndricuesa dekorativ në Rrugën e Elbasanit.
  • Ndricuesa dekorativ në Qytetit te Fierit
  • Ndricuesa dekorativ te Bustit te Skënderbeut në kalanë e Krujës.
  • Ndricuesa dekorativ në Qytetin e Burrelit.

Mungesa e menaxhimit te Artizanatit Shqiptar si dhe pasqyrimit te një punë me një nivel te larte botëror, por që fatkeqësisht po harrohej, me detyroi, te themeloj Konfederatën e Artizanatit Shqiptar, duke bere kështu te mundur zhvillimin, reklamimin, menaxhimin dhe konsolidimin e prodhimeve artizanale në Shqipëri. Duke mbrojtur interesat e anëtareve te Konfederatës te Artizanatit Shqiptar Petrit Metohu u zgjoll anëtar i Këshillit Konsultativ te Biznesit (KKB) faqja e KASH është https://web.archive.org/web/20100128055811/http://kash-alb.org/.