Pelikani dalmat (latinisht: Pelecanus crispus) apo pelikani kaçurrel,[1] është anëtari më i madh i familjes pelikane[2] dhe ndër zogjtë më të rëndë fluturues në botë. Ai është ndër shpendët më të mëdhenj të Europës, me një gjatësi trupi mes 1.6 dhe 1.8 metrave, dhe gjatësi me krahët e hapur mes 2.7 dhe 3.2 metrave.[3] Ka një sqep shumë të madh të pajisur me xhep lëkure në nofullën e poshtme, me të cilën kapin peshk. Në ndryshim nga disa shpende të tjerë fluturojnë në tufa të organizuara, ku pjesa më e madhe është e sinkronizuar.Të rriturit kanë pendë të përdredhura në fund të kokës dhe zverk si dhe karakterizohet nga ngjyrë e bardhë e trupit si dhe ngjyra e gushës e verdhë. Në periudhën e riprodhimit, gusha e tyre merr ngjyrë portokalli të ndezur. Të vegjlit dallohen për ngjyrën gri në kafe.

Pelikani Dalmat.
Pelecanus crispus

Ushqimi

Redakto

Ushqehet me peshq të ndryshëm dhe preferon si habitat këneta, liqene, rezervuare dhe liqene gjysëm të kripur ose laguna.

Folezimi dhe dimërimi

Redakto

Folezon në ishuj kallamishtesh dhe në platforma të ndërtuara në dedikim të tyre. Lëshon 1-5 vezë. Periudha e riprodhimit është në fillim të muajit shkurt ndërsa dimëron në Mesdhe.

Statusi në Shqipëri

Redakto

Në Shqipëri mbart statusin i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje.

Përhapja

Redakto

Laguna e Karavastasë është vendi i vetëm ku folezon në Shqipëri, ndërsa është dimëronjës përgjatë disa zonave të bregut Adriatik, disa liqeneve si dhe në lagunën e Nartës dhe Karavastasë. Liqenin e madh te Prespes e përdor si zonë për ushqim.

Kërcënimet

Redakto

Kërcënohet vazhdimisht nga tharja dhe shkatërrimi i kënetave, prishja e foleve dhe dëmtimi i vezëve nga kafshët e tjera, shqetësimi gjatë periudhës së riprodhimit, elektroshoku dhe përplasja me shtyllat elektrike.

Në Shqipëri

Redakto
 
Pelikani në Lekun shqiptar.

Pelikani dalmat rritet në Lagunën e Karavastasë dhe është një nga speciet e mbrojtura në Shqipëri si një atraksion turistik i veçantë i rajonit të Myzeqesë.

Referime

Redakto
  1. ^ Johnsgard, Paul A. (1993). Cormorants, darters, and pelicans of the world. Washington London: Smithsonian Institution Press. ISBN 978-1-56098-216-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Allen, Barbara (2019). Pelican. Animal. London: Reaktion Books. ISBN 978-1-78914-075-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Svensson, Lars; Mullarney, Killian; Zetterström, Dan (2023). Collins Bird Guide. Përkthyer nga Christie, David A.; Svensson, Lars (bot. 3rd revised). UK: HarperCollins. ISBN 978-0-00-854746-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)