Pellazgët, origjina jonë e mohuar
Pellazgët, origjina jonë e mohuar botim postum nga Dhimitri Pilika. Botimet Enciklopedike Tiranë 2005.
Shkenca historiografike botërore e pranon njëzëri që trualli ynë, ka qenë i banuar të paktën qysh prej 30 000 vjetësh (nga filimi i I paleolitit). Së këtejmi rrjedh pa një pa dy, se te ne kan gjalluar njerëz shumë mijë vjet para ilirëve , parailiret-Pellazgët. Gjurmimet më të reja të shkencës ekzakte të antropologjisë dokumentojnë qartazi gjithashtu rrembat parailire, parahelene, pellazge, të shqiptarve të sotëm. Prej një karvani kumtimesh nga më të stërlashtat, parailirët autokton, pellazgët, cilësohen shprehimisht si bij të tokës, të mbirë prej dheut, madje si “para-hënor”, si të gdhirë në Evropë që përpa shfaqes së hënës në hapsirat qiellore.