P Cfarë janë përbërjet kimike? ërbërjet kimike dhe përzierjet kimike janë dy llojet e ndryshme të bashkimit të substancave me njëra-tjetrën, kimikisht ose fizikisht.

Përbërjet kimike formohen kur kryhet një bashkim mes dy apo më shumë atomesh të elementeve të ndryshme, të cilat kryejnë një bashkëveprim me njëra-tjetrën. Ky bashkëveprim ndryshe njihet si reaksioni kimik, ose ndryshimi kimik.

Ndryshimi kimik (reaksioni kimik) mund të vërehet kur: 1) Formohet një substancë e re produkte; 2) Kur gjatë këtij ndryshimi thithet ose çlirohet energji; 3) Ka shumë vështirësi të kthimit të ndryshimit mbrapsh, por ama nuk është e pamundur.

Përzierjet kimike formohen kur elememtet që përfshihen nuk kryejnë bashkëveprim me njëra-tjetrën kimikisht. Ky ndryshe njihet si ndryshimi fizik.