Perikopeja e Ungjillit të Pashkës është një dokument i shkruar shqip me shkronja greke, gjetur brenda një kodiku greqisht të shek. XIV. Vetë dokumenti datohet si i shekullit XVI. Ështe dokumenti më i hershëm në shqip me shkronja greqisht, dhe përbëhet nga një fletë e gjetur brenda kodikut, që u gjend në Bibliotekën Ambroziane të Milanos.[1]

Përshkrim

Redakto

Fleta nga njëra anë ka një copë nga Ungjilli i Mateut (XXVII, 62‐66) dhe nga ana tjetër një këngë pashkësh, e shkruar shqip në dialektin e jugut, dhe duke përdorur alfabetin e greqishtes. Nisur nga kjo, Don Nilo Borgia, që më 1930 e botoi tekstin e plote ne fototipi, kujtoi se edhe dorëshkrimi i përkiste asaj kohe. Sipas studjuesit Xhevat Lloshi datimi nuk mund të jetë para shek. XVI.[2] Teksti shqip ka dy faqe. Ne faqen A është një përkthim i vjershave, kurse ne faqen B janë nota muzikore.

Referime

Redakto
  1. ^ Eqrem Çabej (1977). Studime gjuhësore: Gjon Buzuku dhe gjuha e tij. Rilindja. fq. 344. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Xhevat Lloshi (2008). Rreth alfabetit të shqipes: me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Logos-A. fq. 97–99. ISBN 978-9989-58-268-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)