Perlat Sula
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
- Perlat Sula
- Datëlindja : 26 Mars 1948
- Vendlindja :Tirane
Pas përfundimit te Shkollës se Mesme Ushtarake “Skëndërbej”, ne vitet (1963–1967) dhe 1 vit praktike si ushtar pranë Korpusit të 7-të të Këmbësorisë, përfundon me rezultate shume te mira Shkollën e Bashkuar të Oficerëve (1968-1970).
Karrierën e tij ushtarake e nis si oficer zbulimi me trupa në Shkollën e Radiozbulimit, në përbërje të Drejtorisë së Zbulimit Ushtarak (1970–1974). Në vitet (1975–1977) emërohet pedagog në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe në Shkollën e Radiozbulimit.
Me mbarimin e studimeve ne Akademinë e Mbrojtjes te Shtabit te Përgjithshëm ne vitet (1977-1979) i ngarkohen detyra te rëndësishme pranë Shtabit te Përgjithshëm si :
- Kryeinspektor drejtimi për Korpusin e 7-të te këmbësorisë (korrik 1979 – tetor 1983)
- Oficer drejtimi për grup divizionesh (tetor 1983 – korrik 1985)
- Shefi i Degës së Përgatitjes së Komandave dhe Shtabeve të Forcave të Armatosura (korrik 1985 – gusht 1990)
- Ndihmës i Shefit te Shtabit e Përgjithshëm për Frontin Jug-Lindor te Forcave te Armatosura(Komandant Fronti) (gusht 1990 – gusht 1991)
- Pedagog ne Akademinë e Mbrojtjes te Shtabit te Përgjithshëm ( gusht 1991 - janar 1992).
Me eksperiencën e tij operacionale dhe të lidershipit ushtarak strategjik, Gjeneral major Perlat Sula, ka pasur një veprimtari të gjerë në komanda e shtabe ne nivele të ndryshme :
- Komandant i Akademisë së Forcave Tokësore (janar 1992 - qershor 1992)
- Shefi i Shtabit të Divizionit të 5-të të Këmbësorisë në Tiranë (qershor 1992 - prill 1993)
- Kryetar i Komisionit të Testimit të Kuadrove në Forcat e Armatosura (prill 1993 – tetor 1993)
- Drejtor i Drejtorisë së Organizimit Ushtarak në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (tetor 1993 – shtator 1994) ;
- Këshilltar Ushtarak i Ministrit të Mbrojtjes (shtator 1994 – gusht 1995) - Komandant i Forcave të Mbrojtjes Ajrore (Aviacionit dhe Mbrojtjes Kundërajrore), në dy periudha (gusht 1995 – korrik 1996 dhe shtator 1997 – gusht 2000) - Komandant i Komandës se Doktrinës dhe Stërvitjes (shtator 2001 - qershor 2006).
Në kuadrin e detyrave të mësipërme, është marrë në mënyrë të gjithanshme me përpunimin dhe zbatimin e problemeve të riorganizimit dhe përsosjes strukturore të Forcave të Armatosura, në procesin e transformimeve të saj, veçanërisht në vitët (1980 – 1990),(1992 – 1996) dhe (1997– 2006). Nëpërmjet artikujve, analizave dhe studimeve, ka shprehur qëndrime, vlerësime dhe pikëpamje për një sërë çështjesh me karakter politiko-ushtarak, për gatishmërinë dhe stërvitjen luftarake të Forcave të Armatosura.
Ai ka ndjekur kurse, seminare, simpoziume dhe veprimtari të ndryshme stërvitore, të organizuara nga specialistë civilo-ushtarakë të ushtrisë amerikane dhe të ushtrive të tjera të NATO-s pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe ne njësitë ku ai ka drejtuar e punuar. Veprimtari të tilla ai ka ndjekur edhe në disa ushtri të vendëve të NATO-s.
Gradat
Redakto- 1991 Nënkolonel
- 1993 Kolonel
- janar 1995 Gjeneral Brigade
- gusht 1995 Gjeneral major
Është i martuar me Engjëllushe SULA dhe kane tre vajza. Hobi i tij është sporti i gjuetisë.