Përlindja e Shqipënies
(Përcjellë nga Perlindja e Shqipëniës (gazetë))
“Përlindja e Shqipëniës” ishte gazeta e parë e shtetit të pavarur shqiptar numri i parë i së cilës u botua më 24 gusht të vitit 1913, me drejtor të përgjithshëm Dhimitër Beratti.
Gazeta u botua dy herë në javë dhe vijoi 21 numra deri në vitin 1914. Në artikujt e saj ndër të tjerash, kjo gazetë bënte thirrje për bashkimin e popullit shqiptar, për t’u bërë ballë sfidave të kohës.