Përpunimi digjital i sinjaleve(DSP-digital signal processing) është manipulim matematikor i sinjaleve të informacionit për të ndryshuar apo përmirësuar atë në një farë mënyre. Ajo karakterizohet nga përfaqësimi i kohës diskrete, shpeshtësisë diskrete, ose fushës së sinjaleve tjera diskrete nga një sekuencë e numrave ose simboleve dhe nga përpunimi i këtyre sinjaleve.

Qëllimi i përpunimit digjital të sinjaleve është zakonisht për të matur, filtruar dhe / ose kompresuar vazhdimisht sinjalet analoge të vërteta të botës. Hapi i parë është zakonisht për të kthyer sinjalin nga një sinjal analog në një formë digjitale, duke e thjeshtuar dhe pastaj digjitalizuar atë duke përdorur një konvertues analog-digjital(ADC-analog-to-digital converter), i cili e kthen sinjalin analog në një varg të numrave. Megjithatë, shpesh, sinjali i prodhuar që kërkohet është një sinjal tjetër analog, i cili kërkon një konvertues digjital-në-analog (DAC-digital-to-analog converter). Edhe pse ky proces është më kompleks se të përpunimit të analog dhe ka një renditje diskrete të vlerës, aplikimi i fuqisë kompjuterike për përpunimin e sinjalit digjital mundëson përparësi të shumta mbi përpunimin analog në shumë aplikacione, të tilla si zbulimin dhe korrigjimin e gabimeve në transmetim, si dhe në kompresim të të dhënave.

Përpunimi digjital i sinjalit dhe përpunimi analog i sinjalit janë nënfusha të përpunimit të sinjalit. Aplikacionet e DSP përfshijnë: përpunim të sinjaleve të zërimit,të fjalëve,hidrolokatorëve,radarëve,sensorëve, pastaj përpunimi digjital i imazheve,sinjaleve të komunikimit,kontrollimit të sistemeve,përpunimi i bio-sinjaleve,i të dhënave sizmike etj. Algoritmet e DSP janë përdorur për një kohë të gjatë në kompjuterë të thjeshtë, si dhe për procesorë të specializuar të quajtura procesor të sinjaleve digjitale dhe kanë për qëllim të ndërtojnë pajisje të tilla si qarku i integruar aplikimit specifik.

Sot ka teknologji të tjera që përdoren për përpunimin e sinjalit digjital përfshirë mikroprocesorët më të fuqishëm me qëllime të përgjithshme, kontrollorët e sinjaleve digjitale (kryesisht për aplikacione industriale të tilla si kontrolli i motorit), dhe procesorët e rrjedhshëm, ndër të tjera.

Përpunimit digital i sinjaleve mund të përfshijë operacionet lineare ose jolineare. Përpunimit i sinjaleve jolineare është i lidhur ngushtë me sistemet jolineare të identifikimit, dhe mund të zbatohet në kohë dhe shpeshtësi.

Burimet

Redakto

http://www.jpfix.com/About_Us/Articles/FPGA-Based_Image_Processing_Ac/fpga-based_image_processing_ac.html