Pesha e fjalës poezi, Autori: Dhimiter Nica. Botuesi: Toena. Faqet e librit 140.

Në vëllimin Pesha e fjalës, përfshihen poezi me një tematikë të larmishme. Autori, i arsimuar në Shqipëri si ekonomist dhe prej rreth 20 vjetësh emigrant në Greqi, shpalos në këtë vëllim poetik shpirtin e tij krijues, dashurinë e madhe për mëmëdheun e vendlindjen, Beratin, që nuk e harron kurrë, shpalos vështirësitë dhe brengat e një mërgimtari në vend të huaj, mban qëndrim tejet kritik për gjendjen e bashkëkombësve të vet në tranzicionin demokratik të tejzgjatur.

Por, gjithashtu, derdh në vargje lirike poezi të ndiera për familjen dhe shokët, për dashurinë dhe natyrën, për gjithçka që i buron nga mendja dhe zemra e tij, me ndjeshmëri poetike.