Peshk i stufuar
Peshku i pastruar e i prerë në copa bëhet me kripë e piper dhe vendoset në tenxhere të cekët me yndyrë të nxehtë. Sipër i hidhet qepë e grirë në rende, 2-3 lugë ujë, mbulohet me kapak dhe zihet në zjarr të javashëm për 20 minuta. Ndërkohë, në tigan me pak vaj skuqet mielli, hollohet pak me ujë ose lëng peshku, shtohet një lugë salcë domate, lëng limoni ose uthull dhe hidhet te peshku. Lihet të ziejë edhe 10 minuta të tjera, pastaj vendoset në pjata dhe shoqërohet me patate të ziera të nxehta, me sallatë perimesh të freskëta, etj.
Për 1 kg peshk duhen :
- Qepë 1 kokërr,
- vaj 1 filxhan kafeje,
- salcë 1 lugë gjelle,
- 1 kokërr limon ose 2 lugë gjelle uthull,
- 1 lugë gjelle miell,
- kripë, piper.