Petalet e bajames së hidhur
Petalet e bajames së hidhur është libër me tregime nga Kolec Traboini. Është libri i parë i autorit, botuar kur ishte student në Universitetin e Tiranës në vitin 1973 e i vleresuar me çmim në konkursin Kombëtar të Letersisë e Arteve 1974. Në shtypin e Lidhjes së Shkrimtarëve është cilësuar si vëllim me tregime të ngrohta lirike plot frymëzim. Në atë libër studenti gazetarisë Kolec Traboini, kishte mbledhur tregimet e botuar prej tij nëpër periodikët e gazetat e kohës, kryesisht në faqet letrare të gazetave "Zëri Rinisë"dhe "Puna". Vëllimi kishte 9 tregime, redaktor i librit ka qenë shkrimtari Odhise Grillo, piktore Safo Marko, tirazh 6 mije kopje.