Petraq Popa
Petraq Popa ka lindur më 20 maj 1878 në Elbasan. Mjek i njohur, organizoi dhe drejtoi ekipin e parë shëndetësor vullnetar (që u vendos në Llakatund) për pjesëmarrësit e Luftës së Vlorës. Vdiq në vitin 1957. Mjeku i tri luftërave. Në vitin 1920 ai mori pjesë në luftën e Vlorës kundër pushtuesve italiane, në krye te një ekipi shëndetësor nga Elbasani, te formuar me iniciativën e tij. (Për ketë, është dekoruar me urdhër nga Presidiumi I Kuvendit Popullor). Ai ushqente gjithashtu urrejtje për regjimin antipopullor te Zogut si dhe për bejlerët e për çdo padrejtësi që behej në kurriz te popullit. Nga pikëpamja e botëkuptimit, ishte ateist i njohur në Elbasan. Ishte njëri me ndjenja thellësisht humanitare dhe si mjek përpiqej te ndihmonte te varfrit. Te gjitha këto kane ndikuar padyshim në formimin shpirtëror te Bardhylit.
Pushtimin fashist te vendit, Dr. Petraq Popa e priti me urrejtje, prandaj qysh në periudhën e pare te zhvillimit te lëvizjes Nacional-Çlirimtare te udhëhequr nga P.K.SH, jo vetëm nuk u be pengese për pjesëmarrjen aktive te fëmijëve te tij në lëvizje (në radhe te pare te Bardhylit), por përkundrazi mori pjesë dhe vete aktivist në te. Për ketë është persekutuar nga fashistet, te cilët e internuan në Porto-Romano, ndërsa me fillimin e operacionit armik te dimrit 1943-1944, u detyrua te qëndronte i fshehur sepse kërkohej nga gjermanet e ballistet. Për aktivitetin e tij që zgjedhur anëtar i Këshillit Nacional-Çlirimtar te qarkut te Elbasanit si dhe anëtar i Këshillit te Përgjithshëm Antifashist Nacional-Çlirimtar. Pas çlirimit te vendit e deri sa vdiq në vitin 1958, ka qene vazhdimisht deputet i Kuvendit popullor. Për merita, është dekoruar me urdhera e medalje te ndryshme.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |