Petrit Bushati
Petrit Bushati ka lindur në Tiranë më 20 tetor të vitit 1948. Diplomohet për Gjuhë Shqipe e Angleze në Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe pas një eksperience pune si mësues e gazetar, i futet karrierës diplomatike në dhjetor të vitit 1983, kur emërohet Sekretar I në ambasadën shqiptare në Austri, i ngarkuar për shtypin dhe organizatat ndërkombëtare. Në vitin 1988 deri në nëntor të vitit 1991, emërohet ambasador i Shqipërisë në Suedi, Danimarkë, Norvegji, Finlandë dhe Islandë. Kthehet pranë dikasterit, i emëruar si drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Shumëpalëshe, OKB-së dhe i Organizatave Ndërkombëtare dhe deri në vitin 1997 kryen detyra të rëndësishme pranë këtij dikasteri, në Universitetin e Tiranës, Shoqatës e Bashkëpunimit Teknik të Gjermanisë etj. Më pas caktohet ambasador i Shqipërisë në SHBA, Meksikë, Kanada, Serbi dhe Mali i Zi. Bushati është diplomat karriere i suksesshëm. Gjatë viteve që ka punuar si diplomat dhe ambasador është angazhuar në transformimet demokratike të politikës së jashtme të Shqipërisë si dhe ka dhënë kontributin për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në vendet ku është emëruar.