Phil Jones
Phil Jones
RedaktoPhilip Anthony "Phil" Jones është i lindur më 21 shkurt të vitit 1991 në një qytet të vogël të Anglisë, që njihet me emrin Preston. Pozita e tij është qendër-mbrojtës, por mund të luaj edhe në pozicione të tjera si në krahun e djathtë të mbrojtjes ose edhe në mesfushë si mesfushorë defanziv.
Ai është i gjatë 1.78 metra dhe mban numrin 4 tek klubi aktual, Manchester United. Karrierën prej futbollisti e ka filluar në vitin 2009 te skuadra e Blackburn me të cilën skuadër i kaloi 2 vite të karrierës së tij, para se të bashkohet me Manchester United në vitin 2011.
Ai ka pasur gjithsejë 40 paraqitje për Blackburn duke mos shënuar asnjë gol, ndërsa tek United deri tani ka 65 paraqitje duke shënuar vetëm dy gola.
Blackburn Rovers: Jones u bashkua me ekipin e të rinjëve të Blackburn Rovers në vitin 2002. Ai pastaj u bashkua me ekipin e lartë në sezonin 2009-10 të Premier Ligës, duke nënshkruar një kontratë dy-vjeçare profesionale. Atij i ishte dhënë numrin 28 në skuadër.
Ai bëri debutimin e tij për ekipin Blackburn pas fillimit të lojës në Kupë të Ligës kundër Nottingham Forest më 22 shtator 2009, në të cilin fitoi Blackburn 1-0. Pastaj, në shkurt 2010, ai nënshkroi një kontratë të re pesë-vjeçare që përfshinte një klaulozë prej £16 milionë funteve.
Ai u vlerësua gjerësisht për punën e tij të përkushtuar dhe gjindshmërinë e tij në shumë pozita. Në sezonin e ardhshëm, ai pësoi një lëndim i cili u mendua se do ta lërë jashtë për të gjithë sezonin. Pavarësisht lëndimit të tij, megjithatë ai u rikthye dhe luaji 26 ndeshje në kampionat, dhe dy ndeshje në kupë.
Manchester United: Në fund të sezonit 2010-11, Manchester United raportohet se ishin të interesuar në nënshkrimin e Jones. Sir Alex Ferguson është i impresionuar me sa duket me angazhimin e Jones dhe aftësitë e lidershipit në qendra-mbrojtje.
Më 13 qershor 2011, United ka konfirmuar se ata kishin arritur për të nënshkruar me Jones një marrëveshje pesë-vjeçare për një tarifë të pazbuluar e cila besohet të jetë të paktën £16.5 milion funte; marrëveshja e tij do të finalizohej pas kthimit të tij nga detyrat për kombëtare. Ai bëri debutimin e tij për klubin në vitin 2011 në turneun para-sezonal në SHBA, në fitoren 3-1 të United ndaj Chicago Fire.
Jones bëri debutimin e tij konkurrues për Manchester United si zëvendësues në pjesën e dytë, duke zëvendësuar Rio Ferdinand në ndeshjen në FA Community Shield kundër Manchester City. United ishin duke humbur 2-0, por fituan 3-2 ndaj rivalëve Manchester City.
Jones bëri debutimin e tij në ligë një javë më vonë, përsëri si një zëvendësim i Ferdinand, kur United mundi 2-1 West Bromwich Albion. Lojtari i shumëanshëm bëri debutimin e tij të plotë në Premier Ligë në 22 gusht 2011 kundër Tottenham Hostpur në një fitore 3-0 në Old Trafford, duke luajtur një lojë të tërë së bashku me Jonny Evans.
Më 10 shtator 2011, Jones bëri dy asistime për Wayne Rooney në fitoren e jashtëzakonshëm 5-0 të Unitedit kundër Bolton Wanderers në Reebok Stadium. Jones shënoi golin e tij të parë më 3 dhjetor 2011, në fitoren 1-0 si musafirë i Aston Villa. Ai nga mesfusha arriti në sulm për t'u përgjigjur një krosimi nga Nan.
Më pas, Jones shënoi një gol ngushëllimi kundër Basel në humbjen 2-1 të Ligës së Kampionëve që rezultoi United të eleminohet nga grupet. Më 21 dhjetor 2011, ai pësoi një lëndim të fytyrës në një ndeshje si musafirë kundër Fulham, megjithatë më vonë u tregua se ai nuk ishte një dëm serioz dhe Jones u kthye në veprim në humbjen 3-2 kundër Blackburn Rovers më 31 dhjetor.
Gjithasthu, Jones shënoi një autogol në humbjen e tyre 3-0 ndaj Newcastle United. Pas pësimit të disa problemeve në shpinë dhe një operacioni në gju, ai mbeti jashtë për fillimin e sezonit 2012-13. Më pas, Jones bëri paraqitjen e tij të parë si musafirë kundër Galatasaray në Ligën e Kampionëve më 20 nëntor.
Ai bëri paraqijten e parë në Premier Ligë, më 28 nëntor, duke zëvendësuar Anderson në minutën e 84 në një fitore 1-0 në shtëpi kundër West Ham United dhe deri në fund të sezonit ka luajtur një rol të madh në fitimin e titullit të njëzet të trofeut të Premier Ligës.
Karriera e tij me kombëtare: Jones bëri debutimin e tij për Anglinë (U-19) në fitoren 3-1 ndaj Turqisë, më 17 nëntor 2009. Më 4 gusht 2010, Jones u thirr në skuadrën e Anglisë (U-21). Pastaj, më 5 gusht 2011, ai u thirr për të luajtur me skuadrën e parë të ekipit të Anglisë në miqësoren kundër Holandës nga Fabio Capello edhe pse nuk u përfshi në asnjë ndeshje. Më 7 tetor 2011, ai bëri debutimin e tij për ekipin e Anglisë në ndeshjet kualifikuese të Euro 2012 në një barazim 2-2 kundër Malit të Zi. Pas lojës, Capello tha se Jones kishte lindur me talent dhe e lavdëroi shumë punën e tij.
Statistika: Gjatë gjithë karrierës së tij si futbollit profesionist, ka luajtur në 105 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 2 gola. Kupat e fituara deri tani janë 2 me Manchester United, një të FA Community Shield në vitin 2011 dhe një trofe të Premier Ligë në vitin 2013.