PiP
Teknika e përdorur tek televizorët të etiketuar me simbolin PiP (anglisht: Picture in Picture) u mundëson shikueseve të televizorit të përcjelljen e dy programeve (kanaleve) në një ekran në të njëjtën kohë. Televizorët e pajisur me këtë funksion janë në gjendje të prezantojnë në një pjesë të ekranit një kuti të vogël apo të ndajnë ekranin për prezantimin e dy programeve ndaras.
Për të funksionuar teknika fotografi në fotografi (PiP), aparati duhet të jetë i pasur me dy pranues të impulsit (ang. tuner) të pavarur njërit nga tjetri që zakonisht njëri shërben për kutinë e vogël ndërsa tjetri për prezantimin normal të programit (në raste të rralla përdoret edhe ndarja e sipërfaqes së ekranit në dyshë nga pranuesit i impulseve). Ky funksion mund të përdoret edhe me rastin e përdorimit të video-impulsi nga aparatet emetuese shtëpiake (viderekorde, videokamera)
Qëllimi i kësaj teknike ishte prezantimi i më shumë programeve në një ekran. Kjo do ti bënte të mundshme konsumatorit zgjedhjen e programit nga një pamje, mirëpo arritja e këtij qëllimi me këtë teknik është e shtrenjtë pasi që për çdo program (kanal) nevojite nga një pranues i impulsit. Po si do që të jetë shpesh prodhuesit e përdorin këtë term edhe për prezantimin e disa kutive (12-16 copë) me "fotografi statike" që prezantojnë vetëm skenën e fundit të pranuar nga kanali përkatës.