Flatrat e përparme të bardha, në majë me njollë të zezë të vogël katërkëndëshe ose pak të theksuar, numri i të cilave varion nga 1 (mashkulli) ose 2 njolla (femra).

Flatrat e pasme të bardha, buzës së përparmë më njollë të zezë. Hapësira e flatrave varion nga 35 - 48 mm. Takohet në mjedise me bimësi të familjes kryqoreve.


  • Mbreteria: Animalia
  • Tipi: Arthropoda
  • Klasa: Insecta
  • Rendi: Lepidoptera
  • Familja: Pieridae
  • Lloji: Pieris
  • Specia: Pieris rapae
  • Zbuluesi: (Linnaeus, 1758)