Pije koktej
Për përgatitjen e koktejve duhet përzier liker, konjak e verë. Në këtë përzierje hedhim lëng limoni sheqer të bërë shurup dhe akull. Koktejet mund të jenë të ndryshme si nga cilësia, ashtu dhe nga fortësia. Koktejet e forta shërbehen me rriskore (kanape) ose sanduiçe, ndërsa koktejet e buta me biskota, çokollata dhe prodhime pastiçerie.