Pika drite në eklips
Pika drite në eklips novela dhe tregime, Autori: Zija Çela. Botuesi: Toena. Faqet e librit 468.
Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësiekonstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, sishqetësim dhe brengë, s’pushon së qeni i ndezur.
Drita e tij digjet përbrenda personazheve, duke lëshuar diskretshëm shkëndijimeedhe gjatë diktaturës, pastaj duke e pushtuar sovranshëm hapësirën demokratike shqiptare. Por pa e kursyer as këtë të fundit, përkundrazi,zhgënjimi dhe protesta shpesh do të buçasin fuqishëm.
Në tërësinë e krijimtarisë së Zija Çelës, sado e largët, megjithatë ndihet prania enjë labirinti të ndërlikuar, nganjëherë pa dalje të qartë. Për rrjedhim, autori e vuan si shqetësim të përhershëm ndjenjën që, edhe pos flijimittë zemrës, nuk arrin ta bëjë më dinjitoze botën përreth.
Ali Aliu.