Këto “shënime” janë pjesë përbërëse të kompjuterit. Renditja e mëposhtme është bërë për efekt kuptueshmërie, duke i ndarë pjesët përbërëse të kompjuterit në pajisje të jashtme dhe të brendshme (domethënë ndodhen jashtë kasës së kompjuterit dhe brenda saj).

Kompjuteri vetjak

Ekrani

Redakto

Ekrani përbehet prej disa pikave te vogla qe quhen qeliza. Siperfaqja e ekranit përmban një shifër të caktuar pikash fillestare, të cilat njihen edhe me emrin qelizë. Ekrani lidhet me kartën grafike. Ekrani është pajisja nga ku ju po lexoni këtë shkrim. Ekranet janë dy llojesh : CRT & LCD.

Tastiera dhe miu

Redakto

Janë ndoshta pajisje që kushdo i ka të qarta megjithatë po themi shkurtimisht disa fjalë rreth tyre. Dërrasat-çelës bashkëkohore janë të drejtuara drejt qëllimit të përdorimit. Kështu një dërrasë-çelës për multimedia ofron lehtësira në zbatimin e komandave për dëgjimin e muzikës, një dërrasë-çelës për internetin lehtëson lundrimin në rrjet apo përdorjen e programeve të e-mail etj. Miu është më i zakonshmi nga pajisjet shenjuese (ang: pointing device). Pjesa më e madhe e minjëve sot janë minjë me trajtë syri (e kapin lëvizjen duke skanuar me lazer sipërfaqen mbi të cilin lëvizin) ndryshe nga ato mekanikë (lëvizja mekanike e dy ingranazheve përkthehet në lëvizje të kursorit në ekran). Gjithashtu minjtë mund të klasifikohen në ato me kabëll dhe pa kabëll (teknologjitë kryesore të minjëve pa kabëll janë të nënkuq dhe bluetooth). Ndoshta tani është momenti për të shpjeguar shkurt dy terma shumë të përdorshëm në botën e kompjuterit. Bëhet fjalë për pajisjet hyrëse dhe dalëse (ang: Input dhe Output). Dërrasa-çelës dhe miu janë pajisjet tipike hyrëse. Të qënit pajisje hyrëse do të thotë se ajo pajisje përdoret kur duam të fusim të dhënat në kompjuter (të dhënat mund të jenë një fjali që shkruajmë me dërrasë-çelës, një komandë që japim duke shytpur etj.). Monitori, i përmendur më lartë është tipiku ndër pajisjet dalëse. Siç mund ta keni kuptuar tashmë për ngjashmëri me pajisjet hyrëse kur të dhënat kalojnë nga kompjuteri për tek ne, p.sh. përmes ekranit, kemi të bëjmë me një pajisje dalëse.

Altoparlantët, Dëgjuesët & Mikrofoni

Redakto

Mund të quhen së bashku pajisjet multimediale të kompjuterit, janë ato pajisje që na mundësojnë dëgjimin e tingujve me zë të lartë apo kufjedhe incizimin përmes mikrofonit. Nën dritën e paragrafit të mësipërm “kutitë e zërit” (ang.:audio boxes ose speakers) dhe kufjet janë pajisje dalëse ndërsa mikrofoni pajisje hyrëse.

Printeri, Skaneri dhe Kamera

Redakto

Pajisje me anë të së cilave ju mundeni përkatësisht: të printoni materialet që keni në kompjuter (pra t’i shtypni në letër) ; të skanoni materiale të ndryshme si dëshmi apo fotografi (nga letra të keni një kopje në kompjuter); të bisedoni në rrjet me figurë apo të bëni foto nga kamera në kompjuter. Cilat prej tyre janë pajisje hyrëse dhe cilat dalëse? Skaneri eshte pajisja përmes së cilës skanohen fletët në një trajtë digjitale dhe si të tilla ruhen ne kujtesën e kompjuterit. Ideja e skanimit eshte e ngjashme me kopjimin e fleteve në fotokopjues të zakonshëm.

Është kutia metalike ose plastike ku ndodhen pjesët e brendshme të kompjuterit.Duhet te jet e fort qe ti rezistoj goditjeve mekanike Kasazgjidhet në varësi të përmasave ( duhet shikuar nëse ofron hapsirën e nevojshme për të gjitha pajisjet e brendshme që duam të kemi në kompjuter) dhe shijeve estetike personale.

Ushqyesi

Redakto

Ushqen me rrymë elektrike të gjitha pjesët e brendshme të kompjuterit. Ai ndodhet brenda kasës dhe zakonisht shitet së bashku me të. Ushqyesi përfshihet në pjesët Softuerike.

Dërrasa-nënë

Redakto

Ndodhet në njërën anë të kasës dhe ka formë drejtëkëndëshi me përmasa që ndryshojnë sipas firmave. Mbi këtë pllakë të hollë plastike të paracaktuar me qarqe vendosen ose lidhen me kabllo (të ashtuquajtura fisha) me të gjitha pajisjet e kompjuterit. Si të gjitha pjesët e brendshme të kompjuterit edhe Dërrasa-nënë merr rrymën elektrike nga ushqyesi përmes një fishe dhe ia shpërndan atë pajisjeve të tjera që mblidhen në dërrasë. Kuptohet se kjo është dërrasa kryesore dhe pa të s’ka kuptim të punojë një kompjuter.

Përpunuesi

Redakto

Është një përbërës shumë i rëndësishëm i kompjuterit i përbërë nga një qark, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejpërdrejtë, kryen të gjithë punën që ne bëjmë në kompjuter. Zakonisht shitet bashkë me dërrasën-nënë dhe nëse jo, duhet bërë kujdes që të zgjidhet një dërrasë-nënë dhe një përpunues që mund të punojnë së bashku. Përpunuesi njihet ndryshe si CPU.

Kujtesa

Redakto

Është fjala më e përgjithshme për të treguar të gjitha pjesët që shërbejnë për ruajtjen e të dhënave. Në fillim tek tabela e cilësimeve në vend të fjalës kujtesë shkruhet RAM dhe zakonisht është pikërisht RAM-i që nënkuptohet në botën e kompjuterave sa herë përmendet kujtesa e kompjuterit, edhe pse siç do të shohim më vonë ka shumë pajisje që klasifikohen si lloje memoriesh. RAM (Random Access Memory) qe do të thotë, "Kujtesë e qasjes e rastësishme". Kujtesë e qasjes e rastësishme kuptojmë që, çdo qelizë në këtë kujtesë mund të kapet në të njëjtën kohë me të një qelizë tjetër çfarëdo. Dhe adresimi i tij eshte i veçantë dhe mund të kapet në çdo rast pa nje rradhë të caktuar. Eshtë kujtesë e cila përdoret për të ngarkuar fillimisht sistemin, programet dhe të dhënat që janë në përpunim, gjë e cila ndodh menjëherë pasi ndizet kompjuteri. Kjo kujtesë eshte kujtesa themelore e sistemit, ajo ruan sistemin, programet dhe të dhenat, vetem kur eshte ndezur kompjuteri dhe i humb ato pasi fiket.

Hard Disku është paisje hardverike që shërben për ruajtjen e të dhënave. Ka kapacitet shumë të madh dhe mundëson qasje më të shpejtë në të dhëna në krahasim me CD-ROM-in. Është memorje e qëndrueshme. -Kjo do të thotë se të dhënat e magazinuara në Hard-Disk që mund jenë praktikisht çdo lloj informacioni me të cilin ne punojmë në kompjutër si dokumente, muzikë, lojra etj, ruhen edhe pasi kompjuteri fiket,kete e ben te mundur nepermjet magnetizimit mbetës elementar mbi disk (i cili është i lyer ose i përbërë nga lende ferromgnetike, i cili kur kalon koka e lexim\shkrimit mbi te, pa e prekur dhe cojme informacion drejt kokës, ajo orienton grimcat a diskut sipas nje drejtimi te imponuar nga rryma qe kalon ne koke kur dergojme informacion dhe merret informacion kur koka kalon serisht mbi grimcat e orientuara dhe keshtu krijohet nje rryme ne koken e leximit, i cili eshte informacioni qe duam te marrim nga disku) dhe keshtu bëhët e mundur ruajtja e të dhënave edhe mbas shuarjes së kompjuterit. -Varësisht prej llojit, nëse është IDE-ja disk (Integrated Drive Electronics)hard disku kyqet me pllakën ame nëpërmjet të IDE kabllove, ndërsa nëse është "SCSI" disk (Small Computer System Interface) hard disku kyqet në kontrollor nëpërmjet SCSI kabllove. -Kohët e fundit një perdorim të gjërë janë duke gjetur edhe disqet SATA, që mundësojnë një qasje më të shpejtë në të dhënat e ruajtura. -Dallimi ndermjet Hard Diskut të mbrëndshem dhe të jashtëm qendron këtu së Hard Disqet e brëndshme vendosën në shtepizë, ndërsa ata të jashtëm kyqen në ndonje nga portet e USB. SCSI disqet janë disqe më shpejtësi më të madhe se IDE disqet dhe kyqen në kompjuter nëpërmjet SCSI kontrollorit.

Karta grafike

Redakto

Është qarku që mundëson shfaqjen e imazheve në ekran. Quhet kartë sepseka formë drejtëkëndëshe dhe montohet në motherboard. Montimi behet neprmjet sloteve qe ndodhen ne bord. Kablli i monitorit që shkon tekkasa lidhet pikërisht me kartën grafike. Karta grafike eshte ajo paisje e cila ben te mundur kthimin e sinjaleve dixhitale ne sinjale analoge. Sinjali dixhital perbehet nga informacioni qe pershkruan ne vlera numerike gjith harten e pixel-ave ne ekranet e kompjuterave. Nje pixel perbehet nga tre numra dixhitale (te cilat pershkruajne ngjyren e pixelit i perbere nga tre ngjyrat baze, Ekuqe, Jeshile dhe Blu) te cilat percaktojne nivelin e tensionit te tre kanaleve qe perbejne ngjyren e perftuar nga "perzierja" e ketyre te fundit. Qellimi kryesor i karteles grafike eshte te ktheje keto vlera dixhitale ne vlera tensioni per c'do kanal i cili pasi amplifikohet nga ekrani shfaqet imazhi ne ekran (detyre qe i mbetet monitorit per ta kryer).shkurt, kartela grafike sherben per te kthyer sinjalet dixhitale ne sinjale analoge (analoge - forme sinjali qe eshte i afte te perpunoje truri njerzo).E gjith kjo behet e mundur duke kordinuar punen nje softuer kompjuterik (program) qe quhet dhe drajv (nga anglishtja , drejtues).Cilesia e karteles varet nga rezolucioni i cili eshte i lidhur fort me shpejtesine ekarteles grafike (n.q.s kartela grafike nuk ka shpejtesine e duhur ajo nuk ben te mundur freskimin e imazhit te ekranit me rezolucion te larte, e cila eshte e nevojshme per te realizuar animacionin e nevojitur per te pare dicka ne ekran pa shkeputje,Njeriu sheh 16 foto ne nje sekonde, dhe ne kete menyre ne shohim gjithcka pa shkeputje.Pa shkeputje nenkuptojme,pa foto bosh). Atehere karta grafike duhet te jete e shpejte sa te freskoje ekranin 16 foto ne nje sekonde, me kete nenkuptojme qe, per rezolucione te larta duhet nje kartele grafike e shpejte dhe nje procesor te shpejte qe te bejne te mundur, perpunimin dhe shderimin ne analog te sinjaleve dixhitale ne kohe reale,per te pare nje imazh ne ekran pa shkeputje (16 foto ne sekonde,me shume foto ne sekonde me mire, por nuk eshte e nevojshme,kartat i freskojne imazhet me numur me te madh se 16 foto per te bere te mundur ne kalimin ne rezolucione te ndryshme). Kuptohet qe nje kompjuter i shpejte dhe nje kartele grafike e shpejte do suportoje rezolucione te medha dhe freskime me te shpeshta te figures.Keta kompjutera jane te pershtatshem per multimedaja (filma, muzike,animacion) dhe lojra tre dimensionale moderne. - Kartat grafike shfaqen ne dy menyra,on Board (ne trupin e bordit) dhe te jashteme (nepermjet slotit ne bord).

1)Kartat on board jane krijuar per pune optimale dhe perdoren me shume ne kompjuterat portabel.Keta te fundit shfaqen serisht ne dy menyra:- a)Me memorje te vecante ose b)me memorje te huazuar nga RAM-i te cilet reduktojne RAM-in kryesor te kompjuterit.

2)Kartat grafike te jashtme (nga sloti ne bord) ndhen serisht ne dy lloje si te parat.a)me memorje qe vjen bashke me karten ose b) me memorje nga RAM-i kryesor. Prodhuesit e kartelave grafike pretendojne se kartelat e jashtme grafike jane me te specializuara se kartelat on Board. (kjo varet me shume nga fakti se ne kartat on Bord mund te mbetetmi skllav i tyre, kurse ne kartelat e jashteme ne mund ti ndryshojme me kartela te fuqishme te kufizuara vetem nga fuqia e procesorit kruesor,d.m.th CPU-se). Mbetet qe te mendojme qe kartelat e jashtme jane me te pershtatshme per lojra tre dimensionale, multimedja animacion dhe vizatimeve te tipi AutoCAD.

Modemi

Redakto

Pajisje me anë të së cilës bëhet e mundur lidhja e internetit përmes linjës telefonike. Mund të jetë në formën e një karte të vendosur në mainboard ose pajisje ejashtme siç është psh printeri.

Karta e rrjetit

Redakto

Kartë rrjeti e cila shërben për lidhjen në rrjet të kompjuterave duke i lidhur ato thelbësisht me anë të kabllove të veçantë të rrjetit ose nëse karta është pa fishë nuk ka nevojë për kabëll për të krijuar rrjetin e kompjuterave.

Njësitë CD & DVD

Redakto

Ndodhen në pjesën e përparme të kasës. Janë pajisjet që lexojnë apo shkruajnë mbi kompakt disqet (CD) dhe DVD-te.

CD ka nxënësi 700 MB

DVD ka nxënësi 4.7 GB

Njësia e disketës

Redakto

Ndodhet gjithashtu në pjesën e përparme të kasës dhe shërben për të punuar. Jane me madhesi te ndryshme. Ne kohëlt e sotme përdoren shumë pak me disketat kompjuterike. Kane mënyre të ngjashme për të mbajtur të dhënat. I vetmi ndryshim është se në disqet e ashpëra, pllakat e diskut jane te forta kurse ne njësinë e disketës eshte elastik dhe i lyer me material ferromagnetik dhe leximi behet me prekje (kokat e leximit prekin mbi siperfaqen e diskut).

Lidhje të jashtme

Redakto
  • Hyrje Ne Shkencat Kompjuterike [1]

Burime

Redakto