Plazhi i Llamanit
Plazhi i Llamanit mbasi dilet nga qyteti i Himarës rreth 5 km larg përpara na shfaqet gjiri i Llamanit si një Oaz i vogël me një plazh shume mahnitës me ujra të ftohta dhe me ranë jo shumë të hollë. Plazhi i Llamanit nga më të populluarit në Himarë për shkak se është larg qytetit dhe zhurmes. Mbas gjirit të Llamanit shfaqet një ndër pamjet fantastike të krahinës madje dhe gjithë Shqipërisë, Kalaja e Porto Palermos.
Vlerësime
RedaktoGazeta prestigjoze amerikane, "New York Times" në faqen e saj web www.nyt.com ka publikuar foton e plazhit të Llamanit, duke e cilësuar atë si PHOTO OF THE WEEK - "FOTO E JAVES". Foto është publikuar në rubrikën Travel, A Guide to Intelligent Travel (Guidë për një udhëtim inteligjent). Kjo nuk është hera e parë që mediat prestigjoze botërore shkroi për Shqipërinë dhe potencialet e saj turistike. Pak kohë më parë edhe "Reuters" i kushtoi një shkrim të posaçëm mbi bukuritë dhe potencialet turistike që ofron Shqipëria
Rajoni
RedaktoHimara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle por edhe me rërë te bardhë e të imët. Spilea, është plazhi qëndror i Himarës, me shumë vizitore në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në Jug Llamani, Qeparoi , Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea në Nivica (por me rrugë të vështirë). Poshtë kalasë së Himarës ndodhet Livadhi dhe në veri Jali, Fusha, Ziso, Plazhi i Gjipesë , Karkaniqi, Dhërmiu, Palasa dhe Dhralea. Në shumë vende në brigjet e Himarës, uji është shumë i ftohtë, për shkak të ujërave nëntokësore. Po të largohesh disa dhjetra metra nga këto pika temperatura e detit merr vlerat fiziologjike. Në muajt e verës, afrohen barkat e shpejta për të bërë shëtitje në brigjet që ndodhen afër me Spilenë.