Plazhi i Shënpjetrit gjendet në pjesën veriore të gjirit të Lalëzit, rreth 0.5 m mbi nivelin e detit. Përbën një plazh ende të virgjër, të formuar nga veprimtaria akumuluese e valëve detare. Është i gjatë 100 m dhe i gjerë mbi 20 m. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike, didaktike. Vizitohet duke marrë rrugën rurale Sukth-Hamallaj-Plazhi i Shënpjetrit. [1]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Perikli Qiriazi; Skënder Sala (2006). "Rrethi Durrës". Monumentet e Natyrës të Shqipërisë. Tiranë: Ideart. fq. 44. ISBN 99943-788-6-4.