Plenum
Plenum. Mbledhje ku marrin pjesë të gjithë anëtarët e një organi udhëheqës të një partie, të një organizate shoqërore etj.; organi më i lartë udhëheqës i partisë, i disa organizatave shoqërore etj. për periudhën midis dy kongreseve ose midis dy konferencave. Plenumi i Komitetit Qendror. Plenumi i Këshillit Qendror. Plenumi i Komitetit Qendror të Rinisë. Anëtar i plenumit. Mbledhja e plenumit. Punimet e plenumit. Morën pjesë në plenum.