Pleshtat, (njëjës pa shquar: plesht) janë insekte që i takojnë rendit Aphandipterat dhe janë ektoparazit që ushqehen me gjak të gjitarëve dhe të shpezëve.Përfaqsues nga ky rend është Pulex irritans (pleshti shtëpijak). Jeton nëpër banesa, ka trup të vogël me këmbë të pasme të gjata që shërbejnë për kërcim. Aparati gojor është i përshtatur për thumbim dhe thithje. Femra e cila është më e madhe se mashkulli bën rreth 400 vezë në plasarina të ndryshme dhe pas 2 - 12 ditëve zhvillohen larvar pa këmbëtë cilat ushqehen me mbeturina të ushqimit. Lloje të njohura të pleshtave janë edhe Ctenocephalus canis (pleshti i qenit) dhe Ceratophyllus gallinae (pleshti i pulës).

Pleshti

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto