Policia Kombëtare e Kolumbisë
Policia Kombëtare e Kolumbisë (spanjisht: Policía Nacional de Colombia) është forca policore kombëtare e Republikës së Kolumbisë. Megjithëse Policia Kombëtare e Kolumbisë nuk është pjesë e Forcave Ushtarake të Kolumbisë (Ushtria, Marina dhe Forca Ajrore), ajo përbën së bashku me to "Forcën Publike" dhe kontrollohet gjithashtu nga Ministria e Mbrojtjes. Policia Kombëtare është e vetmja forcë policore civile në Kolumbi. Funksionet zyrtare të policisë kolumbiane janë mbrojtja e kolumbisë, zbatimi i ligjit me mandat kushtetues, ruajtja dhe garantimi i kushteve të nevojshme për liritë dhe të drejtat publike dhe sigurimi i bashkëjetesës paqësore midis popullatës.
Historia
RedaktoKrijimi i Policisë në shekullin e 19-të
RedaktoGjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, Kolumbia kaloi nëpër shumë ndryshime politike dhe beteja për ta përcaktuar veten si një komb. Tensionet midis dy partive kryesore politike, Partisë Liberale Kolumbiane (PLK) dhe Partisë Konservatore Kolumbiane (PKK), u përshkallëzuan në luftëra të shumta civile duke u përpjekur të krijonin një sistem politik midis federalizmit ose centralizmit dhe dallimeve të tjera të mëdha.