Policia e Algjerisë
Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Kombëtare (DPSK; Sûreté nationale, ose Sûreté) është forca kombëtare e policisë civile e Algjerisë. Ajo kontrollon qytetet më të mëdha dhe zonat urbane të Algjerisë. Sûreté-ja është pjesë e Ministrisë së Brendshme dhe është e ngarkuar për ruajtjen e rendit dhe të ligjit, për mbrojtjen e jetës dhe të pronës, për hetimin e krimeve dhe për kapjen e shkelësve. Ajo kryen gjithashtu funksione të tjera rutinë të policisë, duke përfshirë kontrollin e trafikut.