Policia sekrete e Ali Pashës
Policia sekrete e Ali Pashës Vëllimi 1, 2. Historia shqiptare me Autor Irakli Koçollari. Shtëpia botuese: Na. Tirane, 2009. Fq. Vellimi 1, 504, Vellimi 2, 368. ISBN 99927-988-9-0
Libri, megjithëse mban titullin “Policia sekrete”, në përmbajtje shfaqet më i gjerë sesa tematika që lë të kuptohet titulli i tij. Është në tërësi jeta dhe vepra e Ali Pashës, e parë jo mbi dëshira subjektive, por mbi dokumentat arkivore, që pasqyrojnë në tërësi aktivitetin dhe veprën e këtij personazhi shumë të rëndësishëm të kohëve jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë. Është hisotriko-dokumentar, u referohet dokumenteve arkivore pjesa më e madhe e të cilave janë të panjohura deri më sot. Nuk do ta teproja, nëse do të thosha që burimet të cilave u jam referuar janë ende të virgjëra dhe të panjohura, si për shembull: brenda librit ka një pjesë të madhe të informacioneve, telegrameve, relacioneve që kanë bërë misionarët francezë të asaj kohe, që kanë qarkulluar nëpër territoret e Ali Pashait, e kanë takuar atë dhe kanë studiuar situatën dhe terrenet bashkë me të e, po ashtu edhe popullsinë. Një pjesë janë të arkivave britanike, përsëri nga misionarët, nga agjentë dhe nga ushtarakë britanikë. Një pjesë e vogël është nga dokumente venedikase, të cilët ishin ngulur në brigjet ballkanike dhe, natyrisht, ka burime nga dokumantacioni arkivor grek dhe ai osman. Të gjitha këto materiale që pasqyrojnë ngritjen në pushtet, qëndrimet politike të Pashait të Janinës, operacionet ushtarake, zhvillimet dhe ngritjet ekonomike, deri edhe lëvizjet sociale brenda pashallëkut gjatë kohës që Pashai jetoi dhe ushtroi pushtetin e tij, përbëjnë në tërësi sipërfaqen e kësaj vepre që flet për Ali Pashën.