Politika Monetare Çka eshte politikia monetare?

Politika monetare është tërësia e mjeteve, e objektivave dhe e ndërhyrjeve të ndërmarra për të rregulluar furnizimin e ekonomisë me mjete monetare në përpjekje te vazhdueshme për të ruajtur ekuilibrat makroekonomike. 
◦ Politika monetare synon administrimin e kushteve monetare të ekonomisë: ofertës monetare, normave të interesit dhe kursit të këmbimit, në funksion të realizimit të objektivit të stabilitetit të çmimeve, në periudhën afatmesëm dhe afatgjatë. Ajo synon ndikimin maksimal tek variablet ekonomikë me anë të ndryshimit të normave afatshkurtra të interesit.

Objektivat e politikes monetare Ajo synon ndikimin maksimal tek variablet ekonomikë me anë të ndryshimit të normave afatshkurtra të interesit.Objektivat e politikës monetare klasifikohen në objektiva finale dhe në objektiva të ndërmjetëm. Objektivat finale janë stabiliteti i çmimeve, punësimi sa më i lartë, dhe zhvillimi i ekuilibruar. Politika monetare synon të arrij një ose më shumë prej këtyre objektivave duke manovruar masën monetare në qarkullim nëpërmjet normës bazë të interesit, ofertës së mjeteve monetare ose rezervave të detyrueshme të bankave.Zakonisht objektivi kryesor i politikës monetare është qëndrushmëria e çmimeve. Arritja e një objektivi të tillë është kontributi më i madh që politika monetare mund të japë për rritje ekonomike të ekuilibruar për një periudhë afatmesme.Meqënëse niveli i çmimeve është rezultat i mekanizmave të tregut dhe nuk është drejtpërsëdrejti i kontrollueshëm nga Banka Qëndrore, atëhere nevojitet përcaktimi i objektivave monetare të ndërmjetëm. Këto objektiva duhet të japin mundësinë e zbulimit të evolucionit të çmimeve në kohën e duhur, të jenë të saktë dhe midis kufijve të lejuar të gabimit, dhe të kenë lidhje të drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshme me objektivin final. Megjithatë zgjedhja e objektivit të ndërmjetëm, pra, e llojit dhe synimit të politikës monetare që duhet zbatuar, varet shumë prej mekanizmave të transmetimit të vendimeve monetare, ku më kryesoret janë shënjimi monetar (monetary targeting), që bazohet në manipulimin e masës monetare në qarkullim, dhe shënjimi i inflacionit (inflation targeting), që përdor nivelin e normës së interesit. Për të arritur objektiva të tillë, bankat qëndrore të pavarur nga Thesari, të cilave zakonisht u besohet politika monetare, kanë në dispozicion dy instrumenta: ofertën monetare dhe normën e interesit.Bankat qëndrore veprojnë kryesisht nëpërmjet operacioneve në tregut: me shitblerjen e titujve, ndryshimin e volumit të ofertës monetare dhe nivelit të normës së interesit në terma afatshkurtër, rritjen ose uljen e rezervave të detyrueshme në bankat e nivelit të dytë, etj.


Llojet e politikave monetare Janë dy lloj politikash monetare. Konsiderohet ekspansive një politikë monetare që nëpërmjet reduktimit të normës bazë të interesit synon të stimuloje ofertën monetare prej bankave të nivelit të dytë drejt ndërmarrjeve dhe si rrjedhim, të stimulojë investimet dhe prodhimin e mallrave dhe shërbimeve. Quhet restriktive një politikë monetare që nëpërmjet rritjes së normës së interesit, redukton ofertën monetare në treg duke rritur koston e kredisë, dhe rrjedhimisht duke bërë më pak të leverdisshme investimin dhe prodhimin. Politikat monetare restriktive kanë objektiv kryesor të ulin inflacionin ose të ngadalësojnë rritjen ekonomike në rast-mbinxehjeje (si psh, rasti i Kinës në 2001).


Politika monetare –Banka e Shqiperise Banka e Shqipërisë është institucioni i vetëm në Republikën e Shqipërisë përgjegjës për konceptimin, hartimin, miratimin dhe zbatimin e politikës monetare. Politika monetare përfshin një bashkësi parimesh, masash dhe instrumentesh, nëpërmjet të cilave banka qendrore ndërhyn në tregjet financiare dhe në ekonomi, duke synuar të përmbushë objektivin e saj të stabilitetit të çmimeve.Politika monetare hartohet në funksion të përmbushjes së objektivit kryesor të Bankës së Shqipërisë: arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve.

Ajo përfshin ndërhyrjen dhe/ose qëndrimin e Bankës së Shqipërisë ndaj tregjeve financiare për të arritur objektivin e saj kryesor.Në tërësinë e saj, politika monetare përmbledh bazën ligjore (link) në të cilën mbështetet, kuadrin teorik që përdoret për modelimin e saj, objektivin operacional të politikës monetare dhe kuadrin e instrumenteve, të cilat përdoren për përmbushjen e tyre.