Porta e Brandenburgut (Gjermanisht:Brandenburger Tor) është një portë triumfale, një simbol i kryeqytetit gjerman, Berlin.

Porta e Brandenburgut

Porta e Brandenburgut ndodhet në Sheshin e Parisit në hyrje të Berlinit. Në veri të portës është Reichstagu, gjersa në jug të saj është Qendra Përkujtimore e Evropës kushtuar hebrenjëve të vrarë. Në perëndim lidhet me rrugën e restauruar monumentale Unter den Linden, e cila drejtëpërdrejt të çon në ndërtesën mbretërore që është duke u rindërtuar. Urdhri për ndërtimin e portës u lëshua nga mbreti prusian Friedrich Wilhelm II, ndërsa u ndërtua nga Karl Gotthard Langhans midis viteve 1788 dhe 1791.

Porta përbëhet prej 12 shtyllave të punuara në stilin dorik, nga 6 në të dy anët. Një ndërtim i tillë lejon makinën të kalojë përmes pesë kalimeve, ndërsa këmbësorët janë të kufizuar vetëm në dy kalime. Në portë ka një kuadrigë, një karrocë me katër kuajë, në të cilën janë perënditë e paqes. Porta është 26 m e lartë, 65.5 m e gjerë dhe 11 m e thellë.

Ajo ishte modeluar sipas portës athinase të Propileut në Akropolis. Berlini është i njohur për arkitekturën e tij klasike. Porta e Brandenburgut është ndërtesa e parë e ndërtuar në stilin neoklasik grek.[1] [2]

Galeria

Redakto

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Das Brandenburger Tor und sein Geheimnis, Der Tagesspiegel
  2. ^ "Denkmale in Berlin. Brandenburger Tor". Senatsverwaltung für Stadtentwicklung und Umwelt, Berlin. Marrë më 5 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)