Portal:Kosovë/Hyrja
Kosova (emri historik Dardania) është një shtet në gadishullin Ballkanik.
Ky shtet shtrihet në një sipërfaqe prej 10.887 km katror dhe është i ndarë në 7 rajone të ndryshme. Rajonet që e përbëjnë Kosovën janë: Prishtina, Peja, Gjakova, Mitrovica, Prizreni, Ferizaji si dhe Gjilani. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Prishtina. Prishtina është njashtu edhe selia e institucioneve shtetërore, si dhe qendra kryesore ekonomike, edukative dhe politike. Republika e Kosovës ka shpallur pavarësinë më 17 Shkurt 2008 dhe deri tani është njohur nga më se 102 shtete anëtare të OKB-së.