Portal:Medicinë/Medicinë Lajme/Mjekët shqiptarë zëvëndësojnë aortën kryesore

Kardiokirurgët shqiptarë kanë shënuar një sukses. Ata kanë arritur të kryejnë një operacion në zemër për të zëvëndësuar aortën kryesore. Dy kirurgë amerikanë kanë asistuar në operacionet e kirurgëve shqiptarë për rreth dy javë. Sipas mjekeve tanë, ky operacion nuk kryhet ende në disa vende të Evropës. Ndërhyrja e vështirë është realizuar në repartin e kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare. Sipas mjekëve, ky operacion ka të bëjë me aortën asendente dhe zëvëndësimin e tubit kryesor. Ndërkohë pacienti ku u krye kjo ndërhyrje është jashtë rrezikut për jetën. Operacioni kërkoi impenjimin e plotë të mjekëve, si dhe asistencën e ekspertëve amerikanë.